Milani s’i mban Aquilanin e Maxin

Alberto Aquilani dhe Maxi Lopez nuk do të blihen përfundimisht nga Milani gjatë kësaj vere. Klubi Rossoner e kishte mundësinë e blerjes definitive të tyre, pasi i huazoi ata nga Liverpooli dhe Catania, por nënkampioni italian nuk e ka ndërmend të shpenzojë miliona euro për ta.
“Maxi Lopezin dhe Alberto Aquilanin nuk do t’i blejmë. Sidoqoftë, do të bisedojmë me Liverpoolin rreth mesfushorit”, tha zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani. Ai konfirmoi se Stephan el Shaarawy do të mbetet në Milan, kurse Alexander Merkel do të shkojë në Genoa.