E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të shtëna para meshës së Papës

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 13:28

Zëdhënësi i Vatikanit, Frederiko Lombardi, ka thënë se policia ka arrestuar personin i cili ka qëlluar me një pushkë pranë katedrales në Erfurt, para mbajtjes së një mesha nga Papa Benedicti i XVI-të.

Ai tha se nuk ka asnjë shqetësim për Papën pas këtij incidenti.

Policia ka saktësuar se të shtënat kanë ndodhur një orë para se të niste mesha.

Lombardi bëri të ditur se nga të shtënat është plagosur lehtë një roje nga siguria private, ndërsa mesha vazhdoi siç ishte planifikuar.

Televizioni lokal MDR citon dëshmitarë, të cilët kanë qenë të pranishëm më katedralen në qendër të qytetit.

Ata theksuan se personi i armatosur ka qëlluar një roje sigurie, para se të arrestohej.

Ngjarja ka ndodhur në një postbllok, 500 metra larg vendit ku do të zhvillohej ceremonia.

Personi që ka qëlluar konsiderohet nga policia si një individ i çekuilibruar.

Gjendja është kthyer në normalitet shumë shpejt, por ende nuk dihet motivi për hapjen e zjarrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›