E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Në zgjedhjet e 15 nëntori LSI do të hyjë me kandidatët e saj

Lëvizja Socialiste për Integrim do të hyjë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit me kandidatët e saj. Kryetari i KDK-së të LSI, Edmond Haxhinasto, tha sot në një konferencë për shtyp, se "LSI do të konkurrojë e vetme, me kandidatët e saj në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit”. Sipas tij, “ky vendim i LSI-së nuk cënon aspak koalicionin qeverisës për integrimin evropian, i cili ka filluar funksionimin me rezultate të prekshme në të gjithë sektorët, veçanërisht në ato sociale”. Duke u ndalur te mospjesëmarrja e PS-së në këto zgjedhje, Haxhinasto tha se "lidershipin aktual të PS-së nuk e lejon të marrë pjesë në zgjedhje edhe frika e historikut të gjatë të humbjeve të 28 qershorit, por edhe atyre të Ballagatit, pasi do t’i shtohet edhe humbja në zgjedhjet e 15 nëntorit".


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›