Abbas shtyn zgjedhjet palestineze
06/06/2005 Grupi militant palestinez Hamas, ka dënuar një vendim nga presidenti, Mahmoud Abbas, për të shtyrë datën e zgjedhjeve parlamentare që ishin menduar për mesin e korrikut. Një zëdhënës i Hamasit e quajti këtë hap si shkelje të një marrëveshje të mëparshme që ata kishin arritur me zotin Abbas. Ai tha se vendimi ishte marrë pa u konsultuar me ta, dhe mund të dëmtojë besueshmërinë e marrëdhënieve midis Autoritetit Palestinez dhe fraksioneve. Data e zgjedhjeve ishte pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë midis fraksioneve dhe presidentit palestinez, që përfshiu gjithashtu një armëpushim. Hamasi kishte kërcënuar më parë se do të rishqyrtonte armëpushimin, nëse ndryshonte data. Duke shpjeguar vendimin e tij, zoti Abbas tha se donte më shumë kohë për të diskutuar reformimin e ligjit të zgjedhjeve.