Referendum Shengenin në Zvicër
06/06/2005 Në Zvicër, u zhvillua dje një referendum në lidhje me anëtarësimin e vendit në marrëveshjen e Shengenit, si dhe të pranimit të marrëveshjes së BE-së për azilin. Marrëveshja e Shengenit, rregullon qarkullimin e lirë në vendet e BE-së dhe heqjen dorë në shkallë të gjërë prej kontrolleve kufitare. Me përjashtim të Partisë Populiste të Djathtë, Partia Popullore e Zvicrës, partitë e tjera u shprehën pro marrëveshjes së Shengenit. Sipas sondazheve, pritet që zviceranët të votojnë pro të dyja këtyre marrëveshjeve.