E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gardianët keqtrajtuan Kuranin

06/06/2005  Ushtria amerikane ka dhënë hollësi të pesë incidenteve, në të cilët, sipas saj, libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani, ishte keqtrajtuar nga gardianët dhe hetuesit në burgun në Gjirin Guantanamo. Pas një hetimi të ushtrisë, u gjet se kopje të Kuranit që u përkisnin të burgosurve, ishin shtyrë me këmbë, shkelur dhe njomur aksidentalisht me ujë dhe urinë. Në njërin prej librave të Kuranit, ishte shkruar një shprehje e me fjalë të ndyra në anglisht, por nuk dihej se kush e kishte shkruar atë.

Hetimi u nis pasi revista amerikane, Newsweek, botoi një artikull, të cilin e tërhoqi më vonë, ku thuhej se ushtarët amerikanë në Gjirn Guantanamo, kishte hedhur në WC një kopje të Kuranit. Ushtria amerikane kishte konfirmuar më herët se, incidentet kishin ndodhur që nga fundi i vitit 2001. Nga hetimi i saj, u gjet se në njërin prej incidenteve, një gardian kishte gjuajtur me këmbë një kopje të Kuranit. Në një tjetër, njëri prej marrësve të pyetje, kishte shkelur mbi libër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›