E Hënë, 2 Nëntor 2026

Martesa të zgjat jetën

06/06/2005  Një problem interesant është ai i lidhjes së ngushtë midis

seksualitetit dhe jetëgjatësisë. A të rinon një sjellje e përshtatshme seksuale? Po martesa mund ta zgjasë rininë dhe jetën?

Shumë kërkime janë realizuar te persona të një moshe të thyer, por që janë martuar me gra te reja në moshë. Duket se këto raste janë shembujt më të mirë për një jete të shëndetshme dhe të lumtur dhe janë më të shumta se në rastet e tjera të të moshuarve.

Seksologët kanë vërejtur se meshkujt e moshuar, por ende aktivë seksualisht, dhe të martuar me gra më të reja në moshë ndiejnë më shumë moshën e bashkëshortes se moshën e tyre.

Në këndvështrimin shkencor është e rëndësishme që të ruhet një sjellje e mirë dhe standarde seksuale edhe në një moshë të kaluar, pasi ky është një faktor vendimtar për një shëndet të mirë fizik dhe psikologjik, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në jetëgjatësinë e të njerëzve.

Jeta seksuale edhe në një moshë të thyer, sigurisht e moderuar, ndihmon në rinimin e organizmit dhe të jetëgjatësisë. Ndërkohë përsa i përket lidhjes midis martesës dhe jetëgjatësisë sipas statistikave ato janë shumë më të favorshme. Meshkujt që pas moshës 50 vjeçare janë vetëm, krahasuar me meshkujt e tjerë të martuar, janë më shumë objekt i sëmundjeve të moshës.

Sipas psikologëve martesa është si një siguri për jetën. Sekreti i saj? Kujdesi në një martesë është reciprok, duke i dhënë një ndjesi qetësie, shplodhjeje dhe sigurie, që janë kushtet kryesore të jetëgjatësisë. Ndjesia se ndihmohesh dhe mbrohesh, si nga ana fizike ashtu edhe shpirtërore e psikologjike është shumë e nevojshme, madje e domosdoshme, për të rregulluar procesin jetësor.

Është e qartë që martesa të zgjat jetën dhe të rinon, sidomos kur je i lumtur. Në rast se në martesë shfaqet mosbesimi apo dyshimi, zhgënjimi fizik dhe largimi psikologjik ndikojnë negativisht te të dy partnerët duke çrregulluar ritmin e jetës dhe të proceseve fizike.

Në këtë rast jetë martesore e humbet kuptimin e saj fillestar dhe të shëndeshëm, duke i kthyer efektet e saj biologjike në shkak të çrregullimeve biologjike si dhe shkaktare të një sërë sëmundjesh. Kështu në vend që të rinojë dhe të zgjasë jetën ndodh krejt e kundërta.

Bëni dashuri çdo ditë deri sa të jetoni, më pas mos e vrisni më mendjen. Ky është titulli provokues i artikullit të botuar në “Men's Health”. Një studim, nën kujdesin e një grupi ndërkombëtar psikologësh dhe seksologësh, përshkruan për çdo moshë psikologjinë e të dy partnerëve, duke këshilluar pozicionin e shekullit apo kontrollin shëndetësor.

Kështu është zbuluar se meshkujt evropianë të moshës 18-24 vjeç bëjnë dashuri çdo ditë janë vetëm 1,1%, një herë në javë 25,7% dhe një herë në muaj 1,2 %. Ndërsa grupmosha 20-30 vjeç është ende midis ëndrrës dhe realitetit, thonë seksologët.

Uria seksuale arrin maksimumin e saj vetëm në moshën 40-50 vjeç, periudhë kur si meshkujt ashtu edhe femrat janë më të ndjeshëm ndaj dëshirave dhe nevojave të tyre, duke pasur në mendje se tashmë akrepat e orës së tyre po ecin mbrapsht. Kështu 3,9% e meshkujve të moshës 45-64 vjeç thonë se bëjnë dashur çdo ditë, 44,9 % disa herë në javë dhe vetëm 27,3% një herë në muaj.

Fëmijët, martesa të ngjashme me të prindërve

Suksesi apo dështimi i një martese mund të kushtëzojë apo paracaktojnë edhe atë të fëmijëve të një çifti, bazuar në një studim amerikan. Keni pyetur ndonjëherë veten nëse do të jetë aq e arrirë martesa juaj apo nëse do të ketë të njëjtat pika të dobëta si të prindërve tuaj?

Psikologia Jay Teachman i Universiteti të Uashingtonit ka thelluar edhe më shumë këtë pyetje duke vëzhguar të dhënat e studimit kombëtar të rritjes familjare. Në veçanti

Teachman ka tentuar të individualizojë faktorët relativë të fëmijërisë që mund të tregojnë llojin e martesës që do të ketë personi në të ardhmen.

Për të vërtetuar analizat e saj ajo vendosi të përqendronte vëmendjen te objektet femërore, duke hetuar në karakteristika e martesës së nënave, psh. moshën kur u martuan dhe nivelin e edukimit të tyre.

Një nga zbulimet më të rëndësishme ishte fakti se nëse prindërit martoheshin adoleshentë kishte një mundësi të madhe që ata të divorcoheshin, dhe si pasojë edhe një mundësi e vogël një martese të suksesshme edhe te fëmijët.

Ndërkohë, gratë që ishin rritur vetëm me mamanë e tyre rezultuan të kishin një edukim shumë të keq mbi martesën, martoheshin me burra, edhe këta nga ana e tyre pa edukatë martesore dhe në shumë raste kishin një fëmijë para martese.

“Është vënë re se nëse prindërit kanë pas shpine një martesë të suksesshme mundësitë që edhe fëmijët e tyre të kenë një martesë të arrirë janë shumë të mëdha”, shpjegon psikologja Teachman. “Ndërsa nëse martesa e prindërve nuk ka qenë e qëndrueshme dhe e fortë fëmijët e tyre duhet të punojnë shumë për të ndryshuar të ardhmen e tyre dhe të evitojnë që raportin i tyre të ketë të njëjtën rrjedhë si

prindërve të tyre”.

Studimi i sjelljeve që e bën një çift dhe marrëdhënien e tyre të qëndrueshme dhe të fortë padyshim që është një nga temat më interesante në fushën e psikologjisë moderne.

Rezultatet e kërkimeve janë gjithnjë edhe më shumë interesante dhe i kanë drejtuar psikologët edhe në formulimin e një testi, bazuar në elementët që mund të favorizojnë jo vetëm lindjen e një marrëdhënieje por edhe ‘qëndrueshmërinë e saj në kohë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›