“Abbruzio” mund të bierë edhe te ne
Autori i Lajmit: Tonin Alimhillaj
Për t u sinkronizuar me problemet që sjellin fatkeqësi si ajo në rajonin e Ambruzios të Italisë, para pak ditësh në media u dha lajmi i mirë mbi masat që po merren në vendin tonë për përballimin e dëmeve të mundshme natyrore. Me këtë preokupacion ishin ngarkuar të reagonin vetëm spitalet të cilët duhet të krijojnë ose më saktë do të sajojnë mjedise e shtretër rezervë. Po shërbimet e varrimeve përse heshtin? Ato duket se nuk janë karagjozë, çka nuk ua lejon profesioni i tyre ose ende s janë gati as psikologjikisht për pasoja të nivelit të tyre. Po politikanët tanë çka bëjnë lidhur me parandalimin apo zvoglimin e dëmeve që mund të sjellin fenomenet të tilla natyrore? Ato thuhet se po shpejtohen për t i dhënë dorën e fundit vilave të tyre pozante jo me siguri antisizmike, por nukleare. Rrëshqitjet masive të tokës, shëmbjet e ndërtimeve, përmbytjet e tërmetet janë rrezik real për vendin tonë, ato kanë ndodhur herë pas here, dimë edhe se Shqipëria përfshihet në zonën sizmike të globit. Në këto raste humbjet, dhembjet dhe shpenzimet sigurisht si gjithnjë do t i përballojë shpirti dhe pasuria e vet popullit, kurse VIP-at e politikës nga ngjarjet fatale vazhdimisht kërkojnë të përfitojnë kredibilitet nëpërmjet vizitave hipokrite e fjalimeve patetike të cilët flitet se nuk i dalin nga shpirti, por ua pregatisin vartësit e tyre. Kush nuk e di se profilaksia esenciale dhe me afat të gjatë për minimizimin e fatkeqësive natyrore apo atyre aksidentale masive sigurohet kryesisht nëpërmjet cilësisë së lartë dhe përgjegjësisë konkrete ndaj ndërtimeve shtetërore apo private. Po tek ne? Sa shumë ndërtime kryhen pa plan urbanistik, pa studim gjeologjik, pa projekte e preventiva e deri pa asistencë të kualifikuar, e në rastet më të mira aparenca e plotësimit të këtyre kërkesave është formale, me shumë aventurizëm. Kualifikimi dhe saktësimi i legjislacionit për të gjithë ato që ndërtojnë qoftë dhe për nevoja vetjake si dhe rritja e kompetencave dhe e eficensës së organizmave që kërkojnë zbatimin e tij duhet të ishte bërë kah-herë çështje me përparësi për përgjegjësinë që mban politika ndaj shtetasve të vet. Problemet e sigurisë së popullatës nga aktivitetet abuzive e antiligjore të investitorëve dhe të bisneseve në përgjithësi, fatkeqësisht nuk përbëjnë prioritet për asnjërën anë të politikës as tani në stinën e gënjeshtrave paraelektorale. Për ndërtimet e çdo vlere, llojit e përkatësisë së tyre, sipas rastit qeverisja qendrore apo lokale e bazuar në garancinë dhe përgjegjësinë që duhet të përmbajë “pashaporta” e identitetit teknik, të lëshojnë licensën e përdorimit të çdo objekti. Nëse pretendojmë se vendi ynë qeveriset vërtetë e jo gjysëm formalisht, ky detyrim është i mundshëm të zbatohet në çdo skaj të shtetit.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009