Abdulla Ishaaka: "Si rashe ne kurthin "Ishte loje" te Top Chanell"

Nga Dash Frasheri
Abdulla Ishaaka, ju jeni një qyetar nigerian qe aktualisht po jetoni prej disa vitesh në Shqipëri. Lexuesin e Albania-sport.com dëshirojnë të dinë më shumë për ju. - Sot, më 3 mars 2007, do të mbush 23 vjec, pasi kam lindur në vitin 1984. Edhe 20-vjetorin e kam festuar në Shqipëri. Jam nga nga qyteti Abudjani, rreth 100 km larg kryeqytetit nga kryeqyteti Abaxhu, një qytet me rreth 5 milionë banorë. Shqipëria është me vogël apo jo. Por, në Nigeri, Lagos është qyteti më i madh me rreth 18 milionë banorë, por shtete brenda Nigerisë, si Kanou ka 22 milionë banorë. Në numërimin që iu bë popullsisë Nigeria rezultoi me 150 milionë banorë. Cila është familja e Adulla Ishaaka? -Përvec prindërve, jemi edhe pesë fëmijë: tre cuna dhe dy goca. Unë jam i mesmi. Në familjen time vetëm unë merrem me futboll. Vëllai im më i madh jeton prej 13 vitesh në Amerikë, ku studoi atje dhe tani jeton po aty. Motra ime është avokate në Angli, ku ka kryer edhe shkollën. Vëllai i vogël dhe motra e vogël jetojnë në Nigeri ku vazhdojnë shkollën. Nigeria është e njohur për futbollistë në të gjithë botën? - Padyshim. Më i famshmi tani është Xheorxh Koca, por ka dhe të atillë si sulmuesi Reshit që mban një mumër rekordesh me Nigerinë. Reshit, ka shënuar rreth 800 gola, nga fillimi i karrierës së tij, skuadrën e Setubal e deri me ekipin kombëtar të Nigerisë. Ka shënuar gola në kampionate botërore por edhe te Olimpiakosi në Greqi. Prej sa kohësh merresh me futboll? -Unë e kam filluar të prek topin qysh në moshën 8 vjec, jo ndonjë futboll serioz, por le të themi se ato kanë qenë përpjekje fëmijësh. Më pas, kur isha 11-vjec, gjeta një trajner, i cili më futi realisht në botën e futbollit. Abdullah ti luan si mesfushor i krahut të majtë? - Nuk luaj dot më të djathtën aq sa shokët e mi të ekipit kanë nxjerrë edhe një barsaletë për mua. "Abdulla përse e përdor këmbën e djathtë? Për të hipur në autobus, u përgjigjem". Kurse me kokë kam shënuar jo pak gola. Si erdhët në Shqipëri? - Në Nigeri kam luajtur me Akademinë e Futbollit të klubit "Highlender", me të cilën luajta edhe në ekipin e parë. Më pas kalove te Fernuzatiatoti, duke u bërë dhe lojtari më i ri në moshë që luante në kampionatin profesionist nigerian. Nuk luajta shumë, por dëshmova se isha një lojtar që mund të ecja shumë. Unë erdha në Shqipëri nga Turqia, kur luaja me të rinjtë e Beshiktashtit të Stambollit. Skuadra mëmë nigeriane Fernuzatiatoti, një skuadër e kategorisë së parë i kërkoi shuma të mëdha Beshiktashit, dhe transferimi te ekipi i parë turk, dështoi. Unë atëherë isha vetëm 16-vjec. Kishe ndonjë manaxher? - Ai që më solli në Shqipëri, ishte manaxheri im austriak Amin Graf..... Me të u takova në Sejshelle të Afrikës, kur luaja me Kombëtaren nigeriane U-17 dhe fituam turneun për Kupën e Botës. Manaxheri austriak më shiti te Beshiktash kur isha në moshën 16-vjec, dhe më pas kalova në Greqi te Olimpiakos. Një tjetër manaxher grek ra në kontakt me mua. Ishte ky që më solli në Shqipëri te Besa e Kavajës, për të qendruar fillimisht vetëm gjashtë muaj. Për sa kohë luajte te Besa? - Trajneri im i parë te Besa e Kavajës ishte një trajner i shkurtër nga Durrësi Edmond Zalla e më pas me Faruk Sejdinin. Pas dy sezonesh te Besa më cuan te Shkumbini i Peqinit, ku ishte trajner Agim Canaj. Këtu në Shqipëri dua të them se janë disa trajnerë që unë dëshiroj të punoj sërish me ta: Agim Canaj dhe Ilir Shulku, të cilin e konsideroj si trajnerin tim më të preferuar, por dhe me Luan Deliun krijova marrëdhënie të mira te Elbasani. Edhe pse bëre bujë te Besa, u largove në drejtim të Elbasanit. Përse? - Për një futbollist kalim nga një ekip në një tjetër është normale, por dua të theksoj se Besa është shtëpia ime e dytë. Më mungon Kavaja, populli i saj dhe presidenti Nexhat Bizhdili. Në ditët e fundit të dhjetorit të vitit të kalaur, pak ditë para vitit të Ri 2007, u bë në Peqin një lojë me gjela, ku atë fitues e bleve ti Në gazeta shqiptare u shkruajt se do t'ua coje si dhuratë nga Shqipëria familjes tënde në Nigeri. Cfarë u bë me gjelin? - Edhe pse dëshiroja fort ta coja në Nigeri, nuk lejohej ta merrja me vete në avion. Kështu, që pasi e poqa në furrë e hëngrëm në shtëpinë time në Tiranë, me 10 futbollistë të tjerë nigerianë që luajnë me skuadra të ndryshme në Shqipëri. Do të rrish në Shqipëri për të luajtur akoma? -Unë kam dy-tre oferta nga jashtë. Në Shqipëri futbolli është i një farë niveli, por jo shumë profesionist. Dua të mbyll karrierën time në një futboll serioz. Kam patur oferta nga Greqia, Rusia dhe Holanda. Verën e kaluar kalova provën me një ekip të Katergorisë së Dytë, por ambasade ruse nuk më dha vizën. Mund të luaj Larisa në Greqi, por skuadra e Elbasanit kërkoi shumë. Si të duket Kombëtarja shqiptare? - Jam kënaqur shumë kur Shqipëria mundi Greqinë, kampionen e Europës. Isha në stadium atë ditë. Pas futbollit me se do të merret Abdullai? -Kismet zotit unë dëshiroj të futem në një shkollë këtë vit dhe unë dëshrioj të hap një bisnes me "Information technology", me kompjutera, pasi vëllai im punon me asemblimin dhe testimin e kompjuterave në Amerikë. A i njeh lojtarët e huaj në Shqipëri? -Që të gjithë. Unë jam si një ambasador për ta. Lidhemi të gjithë dhe sa herë kemi probleme mblidhemi te shtëpia ime. Më shumë miqësi kam me Ziambo (Kastrioti), Abraham (Tirana) dhe Auia (Kastrioti). Kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme. Në Shqipëri janë 10 vetë nigerianë, kamerunas dhe senegelazë. Mblidhemi të shtëpia ime dhe hamë ushqime afrikane. Sa ndryshon kuzhina shqiptare nga ajo afrikane? -Ka shumë diferenca pasi në Shqipëri, në përgjithësi ushqimet janë të lehta. Në Afrikë ne përgatisim një gjellë me miell misri që zjehet fort dhe hamë një supë. Në i marrim ushqimet tradicionale nga Afrika. Cojmë atje veshje e topa nga Shqipëria, dhe kur kthehemi pas pushimeve sjellim me avion sjellim fasule të zeza, jam, miell misri, etj. Në Shqipëri jeton me gruan. A keni fëmijë? - Jo nuk kemi akoma. Gruaja ime do të mbushë 20 vjec në datën 17 mars. Jemi tamam për njeri tjetrin pasi kemi të njëjtën shënjë horoskopi????. Nëse do të lindë fëmija im në Shqipëri do të gëzohesh shumë. Emri i fëmijës së parë do të jetë emri i babait, Ishaka. Gjyshi im e ka pasur Salih, prandaj dhe unë quhem Abdulla Ishaaka Saliu. Si e kalon kohën në Tiranë? - Në fakt unë vetëm në darkë jam në Tiranë, pasi ekipi që luaj është Elbasani, dhe shpenzoj shumë kohë për të vajtur atje dhe ardhur në Tiranë. Në Shqipëri ka shume kafe te bukura. Kur kam kohë të lirë shkojmë me gruan te Tajvani për të lujtur boëling. Po Kazino luan te Tajvani? -Nuk luaj se ajo është një lojë që është kundra Islamizmit. Përpara ndeshjeve falesh? -Besoj shumë. Lexoj libra, falem pesë herë në ditë dhe mbaj Ramazan. Falem në orën 5.30 dhe në 11.40. Edhe gjatë ndeshjeve, para daljes për nxehmje dhe fillimit të ndeshjes unë falem. Marr me vete një qilim të vogël dhe falem në stadium, në dhomën e veshjes apo diku tjetër. Në Tiranë falem te xhamia e Rrugës së Kavajës, në qendër, në xhaminë e Elbasanit, ashtu si kam bërë edhe te ato të Kavajës dhe Peqinit. Keni bërë shokë në Shqipëri? -Këtu kam shumë shokë dhe shoqe. Kam njohur njerëz të mirë që nuk dëshiroj t'i harroj kurrë se kanë bërë shumë për mua. Në Kavajë kam patur shumë shok një ish-futbolist, Qerrolin. Dua të përmend dhe familjen Azem Miroshi që më ka mbajtur si djalin e tij. Është dhe një grua që unë e quaja "mami", pasi më lante rrobat dhe gjërat e tjera që nuk dija të bëja. Pasi atëherë nuk dija dhe gjuhën shqipe. Në Elbasan kam shokë të rinj, kua dua të përmend Gazin. Si i gjen shoqet, u flet anglisht apo shqip? -Më shumë u flas anglisht se ashtu duan ato, por unë dua të flasin shqip me mua, pasi unë flas mirë. Për sa kohë ke mësuar shqip? -Normalisht unë kam mësuar gjuhën shqiper në gjashtë muaj, por jo me gramatikë, ku kam dhe dobësi. Lexoj gazeta, shkruaj shqip. Lexoj tre gazeta sportive: Sporti Shqiptar, Sport Ekspres dhe Panorama Sport, por lexoj dhe revista, por jo shumë. E ke lexuar ndonjëherë gazetën "Paloma" - E kam parë te gazetashitësi dhe e di se ajo shkruan për cunat dhe cupat e reja dhe jo për futbollin. E di që shkruan për personazhe VIP, aktorë dhe këngëtarë. Kë ndjek nga televizonet në Shqipëri? -Mua më pëlqejnë shumë këngët popullore shqiptare dhe për ketë ndjek më shumë televizionin BBF. Kam mësuar disa këngë shqiptare më shumë me dashuri. Ndihem shumë mirë kur dëgjoj këngët e Valbona Memës "Tate du fustan", por dhe këngët fierake. Kë njeh nga këngëtaret shqiptare, më thuaj ndonjë emeër? -Valbona Memën, Genta Ismalin... ...E pëlqen Gentën si femër? - E pëlqej si këngëtare, por si femër është klas fare. Lëviz si gjarpër, haha.. Si u organizua loja te spektakli i "Top Channel", "Kjo ishte loja", nuk e kuptove fare? - (Qesh). Nuk e dija fare. Por atë ditë ishte 17 mars 2006 dhe ishte dhe ditëlindje e nuses sime. E lashë në shtëpi duke i premtuar se do i dhuroja një gol. Kishim ndeshje me Lushnjën dhe fituam 6-0. Unë shënova një gol dhe dhashë dy asistë. Unë i premtova se do i bëja një gol si dhuratë dhe kur shkova në Hotel ma futën mua një gol. E dinin shokët e tu të ekipit se ishte lojë? -Po të gjithë e dinin. Por ajo që nuk me bënte të dyshoja ishin datat që më thoshte ajo gruaja. Ishin të sakta. Dinin shtëpinë time, dinin emrat e shokëve të mi të ngushtë, dinin skuadrat që kisha luajtur. Po ajo erdhi me një bebe? -Kur pashë kalamanë e vogël u habita, se më ngjante shumë dhe ai ishte mulat. U trembe ndonjë cikë? -Po, por nuk dija si të sillesha me njerëzit. Pasi të gjithë e dinin se unë jam një njeri që falem gjithmonë, jam afër zotit. Po te tualeti cfarë bëre? -Normalisht në tualet isha në tension. Unë i tregova doktorit dorën për të më marrë gjak e për të kryer analizat e ADN-së, por ai më drejtoi për të shkuar në tualet. Unë nuk doja të pranoja se ai ishte fëmija im, pasi isha i bindur që unë nuk isha babi i tij, dhe shkova në tualet të më merrnin analizën e spermës. E provova, por nuk më ngrihej fare nga tensioni. Erdhi doktori dhe më pyeti: E mor Abdulla akoma se mbushe gotën? Nuk më ngrihej fare edhe pse më sollën revista porno. Po nusja jote e mori vesh qysh atëherë? -Sapo u ktheva nga ndeshja i tregova gruas për veprimin që bëra në hotel. Ajo qeshi dhe unë i thashë OK, do të iki ta marr dhe ta sjell fëmijën për ty. Por, kur të pa në televizor si reagoi? -U kënaq, por u mërzit se më hodhën kos në kostumin më të mirë. U ndërrova, me dhanë një këmishë dhe pantallona, dhe pas dy ditësh vajta e mora kostumin e larë dhe të hekurosur te Top Channel. Po ata bidonat te dhoma e fshehtë, përse ti dhanë? -Për t'i mbushur, por unë u thashë se nuk mund të mbusheshin kurrë. Më vjen keq, se jam njeri i huaj. Normalisht më vinte mirë, që të bëhesha një person publik në një televizion shqiptar. Nuk mendoj se ishte e drejtë të më hidhnin kos në kokën time. Ndoshta për shqiptarët nuk përbën problem, ashtu si dhe për mua, nëse kjo do të ndodhte në Nigeri. Por, këtu si një i huaj që jam është e vështirë. Video jote do të fitojë në spektakël? -Jo. Unë nuk llogaritem si fitues. Unë them se një aktor korcar e ka bërë më të fortë videon e tij. Cfarë të thanë banorët e pallati ku banon pasi panë videon? -Jo vetëm në pallat, apo në rrugë, por dhe shokët e ekipit më ngacmojnë edhe sot që flasim bashkë: E ore Dullë, u prishe apo s'u prishe në tualet? Vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të qeshim shumë...