E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta, durrsakët e trajnerit Starova gati për “javën e ferrit”

Albania-Sport - Të shtunën dhe të mërkurën e ardhshme, Teuta do të zhvillojë jashtë fushës së saj dy ndeshjet më të rëndësishme për ecurinë e këtij sezoni futbollistik. Skuadra durrsake do të ndeshet me Vllazninë, në kuadër të javës së 22-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore, ndërsa, pas vetëm katër ditësh, do të udhëtojë për në Tiranë, për takimin e dytë cerekfinal të Kupës së Shqipërisë.
Burime zyrtare nga klubi "Teuta" bënë të ditur se futbollistët dhe stafi teknik i skuadrës bregdetare po përgatiten me kujdes për sfidën e nesërme në Shkodër. Trajneri Sulejman Starova do të ketë në dispozicion futbollistët Entonio Pashaj dhe Arjan Zëre, të cilët ishin dëmtuar disa javë më parë. Në Stadiumin "Loro Borici" do të mungojnë nesër Bledar Devolli dhe Edlir Tetova, për shkak të ndëshkimit me kartonë të verdhë në ndeshjet e mëparshme. Teuta, e cila mban vendin e dytë me 38 pikë, do të përballet me Vllazninë vendase, e cila ka vetëm një pike me pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›