E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: Endrra ime kualifikimi i kombetares ne Europian ose Boteror

Speciale nga Kastriot Gjini
Nje pershendetje speciale, ka pasur sot nje nga faqet kryesore te qytetit te Verones, veronafedele.it, per bomberin kuqezi qe tani aktivizohet ne rradhet e Chievo Verones. Ky shkrim vijon si me poshte: Erjon Bogdani, sulmuesi shqiptar i lindur ne vitin 1977, 191 cm, 85 kg fuqie dhe nje paraqitjeje te mire fizike. Ky eshte nje emer qe do ti vije shpesh ne mendje Alberto Zacheronit ne netet e ardhshme. Po, sepse Bogdani, akuisti i Janarit per Chievon, ja ka arritur te ambjentohet ne ambientin verdheblu, dhe i vetem ka arritur te munde Torinon, duke krijuar nervozismin e presidentit Cairo, nervozizem qe i ka kushtuar Zacheronit stolin e Chievos. Nje gol me nje te djathe te gjiruar, dhe nje tjeter ne koke, dhe Chievo eshte kthyer duke marre fryme me lirisht. Dhe nje mrekulli tjeter me koke, vetem 4 dite me vone kunder Romes do ta bente ate hero tek Chievo. Bogdani i cili erdhi tek Chievo vetem pak caste pa u mbyllur merkatoja italiane, por sulmuesi shqiptar ka mbajtur mbi supe shume fanella te ndryshme dhe ka kaluar shume veshtiresi. I ardhur ne Itali ne Janar te vitit 2000, Bogdani kishte mbi supe 4 kampionate me Partizanin, nje me Genclerbirligi dhe 2 me Zagrebin, me nja 30 gola ne 5 sezone, ne nje kampionat te thjeshte si ai shqiptar, por qe ka terhequr vemendjen e Regjines. Nje shans jete per per djaloshin shqiptar i cili dashuronte futbollin qe i vogel. "Pasionin per futbollin e kam pasur qekur isha femije, kur jetoja ne Shqiperi. Familja ime me perseriste gjithe kohen se me e rendesishme ishte shkolla se futbolli, por pikerisht ne shkolle, nje trajner me ofroi nje prove, dhe atje filloi gjithcka." Regjina ishte si Mana nga qielli per 23vjecarin nga Tirana. Futbolli italian, ai i cili shikohej gjithmone ne tv, ofronte mundesi te medha, pavaresisht se per futbollistet qe vijne nga shtetet e varfera te Europes nuk eshte aspak e thjeshte. " Ne Shqiperi shpjegon Bogdani, strukturat, sidomos persa i perket sektorit te te rinjeve po zhvillohen shpejt, por akoma nuk jane ne nivelin e duhur per te qene rezultativ. Per kete arsye, pavaresisht se ekzistojne shume talenta te reja, nuk eshte e lehte qe te zhvillohen si futbolliste". Por ai ne te kundert ja arriti. E verteta eshte se nuk ka qene fare e lehte per te. Kush e njihte Bogdanin, kush do te vinte bast per te? Erjoni ka vajtur ne itali, thjeshte ne kembe, pa asnje pretendim, pa asnje rekomandim . ''Kam ardhur ne Italine Shkurt te 2000, kur kalova tek skuadra e Regjines, e cila sapo ishte ngjitur ne Serine A. Ne fillim, kisha shume kerkesa nga jashte, dhe nga Bundesliga, por ne fund zgjodha Italine sepse me terhiqte shume ky kampionat. Kam kaluar shume momente te veshtira ne fillim, dhe sidomos frika qe kisha per faktinse e dija se ne itali aktivizohen shume kampione dhe konkurrenca do te ishte e pamerishme. Por pavaresisht frikes, nuk kam bere kurre mbrapa dhe me ne fund ja vlejti barra qerane." Pavaresisht se ne fillim nuk ka qene nga me te miret, 4 sezone zhgenjuese ne Regio qe mbyllen me nje demtim. '' Demtimi ne gju ka qene nje nga momentet me te veshtira per mua. Kam kaluar keto periudha te veshtira, duke besuar ne vetvete dhe fale ndihmes se familjes sime ''. Pastaj do te vije nje vit i bukur me Salernitanen ne Serine B, dhe shperthimi i tij me Hellas Veronen ne vitin 2004 – 2005, me 17 gola dhe me vetedijen se ishte nje sulmues rrace. Per te konfirmuar kete, vjen viti i ardhshem tek Siena ne Serine A me 11 gola dhe paraqitje te shkelqyera. '' Kampionatet qe kujtoj me meshume deshire jane 2, me Hellas ne serine B dhe vitin e kaluar ne serine A me Sienen. Me Veronen kam shenuar 17 gola dhe me Sienen 11. Keto dy vite kane qene shume te rendesishem. Nje kujtim i bukur qe kam tek Siena eshte mundesia per te luajtur se bashku me nje kampion te madh si Enrico Chiesa. Tek Verona, sulmuesi shqiptar ka treguar numra te medha dhe te rendesishem, sa dhe tifozet e Hellasit, pavaresisht se ai ka kaluar nga ana tjeter e qytetit, kujtojne me kenaqesi arritjet e tij. Ate vit me trajnerin Fichadenti, Verona sa per pak nuk u ngjit ne Serine A, dhe per Bogdanin u hapen perseri dyert e serise A. '' Me Veronen ka qene nje eksperience e shkelqyer, nje vit fondamental, pas te cilit kam marre shume oferta nga skuadra te ndryshme te serise A. Dhe ne fakt me pas kalova tek Siena'' Eksperienca me Hellas i ka sjelle fat Erjonit dhe Chievos, sepse Erjoni ka mundur te njihet me qytetin dhe te lidhet me te. Madje ai vit i madh per Bogdanin tek Hellas do ti rikthente dhe bluzen e kombetares, te cilen kishte humbur kohe me pare.‚" Duke pasur dhe me pare nje eksperience ne Verona, duhet te them se shte nje qytet ne te cilin ndjihem shume mire. Dhe ky ka qene nje nga motivet qe me kane shtyre te zgjedh Chievon. Te veshesh bluzen e kombetares, eshte gjithmone nje emocion i bukur. Vetem pak jave me pare kemi luajtur nje miqesore kunder Maqedonise. Persa i perket kualifikimet per kampionatin europian, kombetarja jone ndodhet ne nje grup me te vertete te forte, me Hollanden, Bullgarine e Rumanine. Kjo do te thote se per ne do te jete e veshtire te ecim perpara. Por ne do ta provojme dhe do te kerkojme me te miren. Ndeshja e rradhes do te jete kunder Sllovenise, ku luajme brenda dhe shpresojme te fitojme‘'. Grup i hekurt, qe shikon si udheheqes Hollandezet. Sfida si ajo me Hollanden, i krijojne shume emocione Bogdanit. ‘' Idhulli im qe femije, ka qene gjithmone Marko Van Basten'' Keshtu Chievo pret shume nga ky djalosh. Eshte Bogdani, i cili pas nje periudhe ambjentimi po i pergjigjet me menyren e tij, duke shenuar dhe duke dhene asiste per te ndihmuar shoket e skuadres te shenojne. ‘' Per mua Chievo eshte nje shans i madh dhe jam shume i kenaqur qe ndodhem ketu. Eshte nje shoqeri e shkelqyer, qe ne vitet e fundit ka arritur gjithmone rezultate te mira. Veren e kaluar ka marre pjese dhe kualifikimet e Champions League, dhe tani po merr veten nga nje fillim negativ te kampionatit, por shpresoj se gjerat do te behen mire perseri dhe per kete jam gati te jap kontributin tim. Shpresoj te ndihmoj Chievon te arrije objektivet e saj''. Por sigurisht Bogdani, bomberi qe dinte si te kalonte veshtiresite ne Shqiperi dhe ne Itali, dhe ka arritur te jete nje nga sulmuesit me te mire te Serise A, nuk do te ndaloje. " Ne moshen 30 vjecare kam akoma nje enderr te fshehur, pervec per te ndihmuar Chievon te shpetohet, doja te arrija te kulaifikohem me kombetaren time ne nje kampionat europian ose boteror". Duke pare se ku ka arritur deri tani, mund te themi se gjithcka mund te jete e mundur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›