Armand Duka: Largim i Bariç? Uroj të fitojmë këto 2 ndeshje

Nga Altin Latifi
(INTERVISTE) - Eshtë mbushur një vit që kur është rizgjedhur për herë të dytë në krye të futbollit shqiptar. Për Armand Dukën, presidentin e FSHF-së, ky mandat i dytë ka të njëjtën përgjegjësi si i pari, edhe pse është shoqëruar nga shumë ngjarje të bujshme, sic ishte largimi i Brigelit dhe ardhja e Baricit apo edhe konflikti i vazhdueshëm me shtetin. "Jo vetëm me MTKRS-në, por jemi përballur me shumë pengesa edhe nga dikastere të tjerë shtetërore", - ka thënë Duka në një intervistë ekskluzive për "Gazetën Shqiptare". * * * U mbush një vit nga rizgjedhja juaj në krye të FSHF. Në krahasim me mandatin e parë, si ju është dukur kjo periudhë? Natyrisht edhe ky mandat i dytë ka përgjegjësinë dhe detyrimin e 4 viteve të para në drejtimin e FSHF-së. Jam munduar që të përkushtohem dhe të arrij ato objektiva që Federata e Futbollit ka në misionin e saj për futbollin shqiptar. Sigurisht, ashtu sic jeni në dijeni, vitin që lamë pas kemi pasur probleme për shkak të një konflikti të pakuptimtë me Ministrinë e Sporteve. Gjithashtu, jemi përballur me shumë pengesa edhe nga dikastere të tjera shtetërore. Megjithatë, jemi përpjekur që ky konflikt të mos influencojë në futbollin vendas dhe në ecurinë e aktiviteteve kombëtare të futbollit. Pas rizgjedhjes keni pasur disa cështje imediate për të zgjidhur, ku më kryesorja ka qenë ajo e trajnerit të kombëtares. Sa e vështirë ka qenë për ju personalisht ajo periudhë pas Asamblesë? Unë gjithmonë në zgjedhjet e mia jam konsultuar me specialistë dhe me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, i cili është organi vendimmarrës në FSHF. Dihet që zgjedhjet apo vendimet janë të vështira, megjithatë mendoj se kemi vepruar drejt në situatën që po kalojmë. Cila është arritja më e madhe dhe dështimi më i madh që keni fiksuar në këtë hark kohor të një viti? Ashtu si në 4 vitet e para të punës time në drejtimin e futbollit edhe gjatë këtij viti jam përpjekur që të bëj maksimumin për të mirën e futbollit në Shqipëri. Në periudhën që flasim në shumë shkolla të Tiranës dhe qyteteve të tjera po ndërtohen mini-fusha për futbollin e fëmijëve të cilët janë e ardhmja e futbollit shqiptar. Dëshiroj të theksoj se FSHF në të ardhmen do të vazhdojë investimet e përbashkëta me UEFA dhe FIFA në të mirë të futbollit shqiptar. Objektivi më i rëndësishëm është ndërtimi i një impianti modern për zhvillimin e ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe të kampionatit. U folën shumë emra për pankinën e kombëtares, Skala, Baric, Lë Rua, Bickei apo Litbarski. Ka pasur ndonjë prej tyre që ju ka mbetur peng që se morët apo ndonjë tjetër që ju zhgënjeu? Të gjithë këta emra që përmendët ju janë të mëdhenj dhe me famë ndërkombëtare. Megjithatë ne nuk na detyroi kush të zgjidhnim Oto Baric. Pra jemi të kënaqur me këtë zgjedhje, pasi për këtë trajner flet CV dhe eksperienca e tij personale. Konflikti me MTKRS-në ka mbetur pak në heshtje. Besoni se "lufta" ka mbaruar në favorin tuaj apo është thjeshtë një pauzë? Uroj dhe shpresoj që më në fund MTKRS ta ketë kuptuar që lufta me futbollin shqiptar ishte e pakuptimtë. Shpresoj që me ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar të krijohet një marrëdhënie pozitive dhe bashkëpunuese në të mirë të futbollit. FSHF ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim, në mënyrë që futbolli ynë të arrijë rezultatet që priten. Në krye të UEFA-s erdhi Platini, por iku Johanson. Sa ndryshime do të ketë në qëndrimin e këtij institucioni karshi FSHF-së, nisur edhe nga fakti se Johanson ju ka qenë pranë në momente jo pak të vështira? Federata Shqiptare e Futbollit është një nga anëtaret e UEFA-s që gjithashtu gëzon një status që mbrohet nga institucionet ku ajo aderon, pra FIFA dhe UEFA. Askush nuk mund të mohojë punën e mirë që Johanson ka bërë në krye të UEFA-s. FSHF dhe UEFA kanë marrëdhënie institucionale dhe jo personale si anëtare të familjes evropiane të futbollit. Me ardhjen e Platinisë, FSHF është e sigurt që ndihma dhe asistenca e UEFA-s do të jetë e pranishme në zhvillimin e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në Shqipëri pasi vetë Presidenti i UEFA-s është mik i Shqipërisë... Vala e dhunës që përfshiu këtë sezon fillim-kampionatin, duket se ka mbetur pas. Cfarë mendoni se ka ndikuar në këtë, masat e ashpra të Disiplinorit apo ndërgjegjësimi i njerëzve në lidhje me konceptin e futbollit? Është e vërtetë që në fillim të këtij sezoni në kampionatin kombëtar të futbollit pati raste dhune në shkallët, por edhe në fushat e stadiumeve tona. Mendoj që në normalizimin e zhvillimit të ndeshjeve ka ndikuar ndjeshëm sjellja dhe mënyra e organizimit të ndeshjeve nga ana e drejtuesve te klubeve. Jemi pranë dy ndeshjeve të kombëtares, sa rrezikon Oto Baric në rast humbjeje të këtyre takimeve? Unë uroj dhe dëshiroj që ekipi kombëtar në dy ndeshjet e radhës të arrijë rezultate pozitive duke kënaqur tifozerinë e zjarrtë të cilës i bëj thirrje të mbështesë përfaqësuesen tonë në ndeshjen kundër Sllovenisë në 24 mars në stadiumin "Loro Borici". Nga kontaktet me stafin por edhe me lojtarë, kam kuptuar se morali i skuadrës është i lartë, cka tregon për impenjimin maksimal që u kushtohet këtyre dy ndeshjeve. Lojtarët do të japin maksimumin e tyre për të arritur rezultate pozitive. (Marre nga "Gazeta Shqiptare)