E Shtunë, 31 Tetor 2026

Philip Fondu: “Qato - Zaitsev, shanset 50 - 50 perqind”

EKSKLUZIVE - Promotori Philip Fondu është ndër më të njohurit në arënen e boksit, me disa boksierë profesionistë në listën e tij si Yuri Barashian (ukrainais), Aleksandër Gurov (ukrainas), Marat Khuzeev (rus), Konstandin Prizyuk (urkainas), Boris Sinitsin(rus), Viktor Zinoviev (ukrainas) dhe Tontcho Tontchev, bullgarin që do të përballet sot në mbremje me francezin Frederik Goset e programuar para ndeshjes Qato-Zaitsev.
Albania-sport.com kontaktoi në ambientet e Hotel "Rogner" me manaxherin Filip Fondu për t'i marrë një intervistë të shkurtër përpara takimit Qato-Zaitsev.
Zoti Fondu, jeni i pranishëm në Shqipëri për të manaxhuar takimin Qato-Zaitsev, takimin më të rëndësishëm që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Cila është përshtypja juaj për boksierin shqiptar.
-Unë bëj manaxhimin e ndeshjes dhe besoj se kjo është ndeshja më e rendësishme e tij deri tani për Qaton. Kjo është një ndeshje që do t'i japë atij një famë të madhe dhe do t'i sjellë një interesim të dukshëm në të gjitha kuptimet.
Edhe për ju është hera e tretë që vini në Shqipëri?
-Po, në të vërtetë dhe kam kaluar mrekullisht këtu.
Cili është favoriti sipas jush në këtë ndeshje?
- Le të themi se ky takim i ka që të dy favoritë: fifty-fifty (50-50). Është një ndeshje e bukur për sportin. Zaitsev është një boksier me eksperiencë, ish-kampion i botës. Ai vjen nga Rusia ku është trajnuar në një shkollë të mirë boksi dhe ka qenë i trajnua për katër javë në një kamping profesioanal me një trajner shumë të zotë. AI është në gjendje të mirë dhe Qato mund të përfitojë shumë nëse publiku shqiotar do të arrijë t'i heqë përqendrimin Zaitsev. Qato duhet te shpresojë të fitojë me Zaitsev me pikë.
Kë njihni tjetër nga boksierët shqiptarë?
- Unë njoh shumë mirë Shpend Abazin dhe një nga boksierët e mi ka humbur kundër tij. Sigurisht që njoh Luan Krasniqin dhe kam qenë disa herë gjatë stërvitjeve të tij.
Intervistoi: Dash Frasheri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›