E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tontcho Tontchev: “Qato, fitimtar kundër Zaitsev”

Nga Dash Frashëri
EKSKLUZIVE – Boksieri i mirënjohur bullgar, Tontcho Tontchev (34 vjec), dy herë fitues i medaljeve të arta dhe një medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike të vitit 1996, është një nga boksierët që do të ndeshet kundër francezit Frederik Goset, përpara se Kreshnik Qato do të jetë në ring kundër rusit Aleksandër Gaitsev. "Nëse Qato do të tregohet i kujdesshëm ndaj provokimeve të Zaitsev, jam i bindur se Kreshnik Qato do të fitojë. Pasi është fizikisht më i fuqishëm se boksieri rus dhe, se di ta kontrollojë më mirë shikimin në boksim dhe lufton shumë fort. Qato është një boksier profesionist", pohoi ekskluzivisht për Albania-sport.com, boksieri veteran bullgar, i cili deri më sot ka zhvilluar 36 ndeshje si boksier profesionit, ku ka fituar 20 takime me "knock-out", e ka humbur vetëm 4 ndeshje. "Rusin Zaitsev nuk e njoh shumë mirë, por e di që është një boksier profesionist me shumë eksperiencë dhe ka jo pak suksese në ndeshjet e tij. Është shumë i zgjuar dhe di ta ruajë qetësinë gjatë boksimit", vlerëson Tontchev, që shton se edhe në Bullgari ka vetëm tre emra boksierësh profesionist, ndërsa pjesa tjetër është amatore. "Kirkor Kirkorov, Martin Krastev dhe Dimitar , dy herë kampion Europe për amatorët", thotë boksieri nga Sliven i Bullgarisë. Tontchev është i bindur se do të dalë fitimtar nga sfida me boksierin francez Goset: "Nuk ka asnjë dyshim se do unë do të fitoj. Kjo ndeshje nuk është për titull, por thjesht një duel sportiv ", pohon Tontchev, që do të përballet gjatë muajit prill me boksierin nga Bjellorusia, Yuri Romanov për të mbrojtur në Minsk titullin Europian në peshën e lehtë. Romanov, renditet i 5 në version WBO. Në nëntor 2006, Romomav fitoi "brezin Europian" duke mposhtur në mënyrë spektatolare, ish kampionin Juan Carlos Diaz Melero në Spanjë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›