Laporta: Ju tregoj sekretin e Barcelonës
Avokati Joan Laporta mbart me vete një sekret, një nga ato sekrete që duken më misterioze dhe të rëndësishme se vetë receta e “Coca Cola”-s. Nga 10 vite të kaluara në majën e botës, në vite që po i kalon në anonimitet të plotë, mes mbledhjeve nëpër studio ligjore. I divorcuar nga bashkëshortja, e cila jeton në Londër së bashku me tre djemtë adoleshentë, ai bën një jetë prej Kazanove. Simpatik, aventurier, plot adrenalinë dhe mbi të gjitha i suksesshëm. Ndonëse, karriera e tij politike nuk po shkon edhe aq mirë. Kauza që mbulon është: Pavarësia e Katalonjës. Një mision i vështirë, por kur ai flet për të, në vend që të rrezatojë pesimizëm, i shkëlqejnë sytë. Joan Laporta është gati të rrëfejë gjithçka, nga krijimi i Barcelonës që po pushton botën, te planet e së ardhmes…
- Çfarë nënkuptoni “mes que un club (më shumë se një klub)”? Cili është sekreti i Barçës?
Në radhë të parë është historia. Klubi ynë është mbi 100- vjeçar, gjithnjë i drejtuar nga të drejtat dhe demokracia. Në vitet e Frankos, kur nuk lejohej të flitej gjuha katalanase, te Barcelona flitej gjuha jonë. Një nga presidentët tanë u pushkatua nga diktatori fashist. Reali ishte skuadra e regjimit, ndërsa e jona ishte skuadra e rajonit, e popullit. Ne nuk kemi pronarë, por ajo është në pronësinë e shumë ortakëve. Barcelonizmi dhe katalanizmi janë e njëjta gjë, i njëjti mentalitet.
- Si ia dolët mbanë që të krijonit një Barcelonë fituese?
Elementet janë katër. Katalunja e para. Më pas, elementi i dytë është Johan Krujf. I treti është “la masia” (akademia), gjallëria e klubit. I katërti, UNICEF. Një privilegj.
- Le ta nisim nga Krujfi…
Pa Krujfin nuk do kishte sukses. Kur ai erdhi të luante te ne, ishte ende një fëmijë. Në Spanjë, të gjithë mbanin flokë me një stil dhe të shkurta, ndërsa ai i mbante të gjatë. Kishte një bashkëshorte shumë të bukur, Danin. Fluturonte në fushë. Ka qenë i pari që bëri reklamë, duke shitur imazhin e tij. E adhuronim të gjithë. Ishte Mesi i asaj kohe. Ose më mirë, Mesi është Krujfi i kohëve të sotme. Më pas, në vitet ’90 u kthye si trajner. Zemërgjerë, dinak, kurajoz, karizmatik. I duhuri, ai që e kthente gjithçka në art. Kishte katër detyra për lojtarët: zotërimi i topit, maksimumi dy prekje të tij, shpejtësi dhe presion mbi kundërshtarin. Një mënyrë gjeniale e të luajturit. Krujf na mësoi që për të fituar, mjafton ta kërkosh dhe për ta kërkuar, më parë duhet të argëtohesh me atë që bën. Mbaj mend që në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Sampdorias, në “Uembli”, u tha lojtarëve: “Shkoni të argëtoheni”.
Mesi kur luan duket sikur e bën në oborrin e shkollës. Argëtohet…
- Kështu u rritën edhe lojtarët e akademisë, gjallëria. La masia është xhevahir. Lojtarët që luajnë sot, nga Mesi te Ksavi, nga Iniesta te Pujol, apo Buskets, janë rritur së bashku. Kanë që nga mosha 8-10 vjeç. E dini çfarë nënkupton? Guardiola është njëri prej tyre. Gjithsesi, sekreti i gjithë kësaj është se ata janë njerëz të mirë në vetvete.
- Çfarë doni të thoni me njerëz të mirë?
Të përulur. Që punojnë duke e mbajtur kokën poshtë. Që janë miq të mirë, që ndihmojnë njëri-tjetrin.
Në vitin 2008 zgjodhët Guardiolën, një djalë të ri dhe pa eksperiencë, si trajnerin e skuadrës. Patët frikë?
Aspak. Kam pasur privilegjin që ta mësoj futbollin nga Krujf dhe Rajkard, të ndjek këshillat e tyre dhe t’u lexoj sytë. Guardiola ishte perfekt. Kishte Barçën në zemër, Krujfin në vena. Mbaj mend që Johan më tha një herë, pasi e futi në fushë si titullar: “Tani luajnë Pep dhe 10 futbollistë të tjerë”. Më vjen keq që po mundohen t’ia bëjnë jetën më të vështirë tani. Nuk më duket ide e mirë që duan ta izolojnë Guardiolën te Barça, duke i ofruar kontrata afatgjatë.
- Mund të pranojë ndonjë ofertë tepër të majme nga ndonjë klub tjetër…
Nuk e di. Uroj që jo. Me sa e njoh unë, do thosha jo, por gjërat edhe ndryshojnë. Mbaj mend që kur Mesit i bënë një ofertë të jashtëzakonshme, shkova e takova të atin e tij, Horgen, dhe i thashë: “Nëse qëndron këtu, ai do të fitojë madhështinë”.
- Çfarë nuk funksionoi me Ibrahimoviçin?
Ibra nuk u sintonizua asnjëherë me skuadrën. Kishte presion të madh për blerjen e tij, por futbolli është një lojë kolektive dhe Barça shquhet më shumë për këtë. Ishte një gabim blerja e tij. Aq më tepër që doli edhe jashtë linjës së klubit: pak blerje, më shumë gjallëri…
- Po llogaritë financiare të klubit, i latë në rregullt?
Dëgjoni, financieri i klubit ishte Ksavier Sala Martin, i cili është diplomuar në Universitetin “Columbia” dhe që unë mendoj se do fitojë edhe çmimin “Nobel” në ekonomi. Askush nuk mund të dyshojë në këtë aspekt…
- Ju nuk kishit sponsor, madje bënit sponsorin…
Po, na paguanin 1.5 milionë euro në vit që të mbanim UNICEF në fanellë. Në futboll duhet të jesh bujar që të kesh sukses.
- Tani është Katari…
Një trishtim. UNICEF-i përfundoi nga maja në fund. Gabim i madh.
- Paguajnë 26 milionë euro…
Shumë pak. Fanella e Barçës tregon shpirtin e klubit, i cili vlen më shumë.
- Vazhdoni të shkoni në stadium?
Sigurisht, në vendin që shkoja kur isha 5 vjeç me babanë tim, përballë me tribunën. Nëse bie shi, bëhem qull.
- Të mërkurën luani kundër Milanit. Çfarë mendoni për modelin e Berluskonit?
Është ndryshe. Nuk flas keq për klubet e tjerë. Milani i Sakit ishte një ekip ëndrrash, që u kushtoi shumë para. Tani, Barcelona është më e fortë.
- Ju kanë krahasuar me Berluskonin për sa i përket stilit të jetës…
Më pëlqejnë gjërat e bukura…
- Kush fiton të mërkurën?
Ne.
- Kush do të jetë presidenti i ardhshëm?
Nëse do vendosja unë, do ishte Guardiola.
- Po trajneri i ardhshëm?
Ksavi, një fenomen. Një djalë i mrekullueshëm.
- Po ju?
Unë çfarë?
- Do riktheheni, apo preferoni politikën?
Nuk e di. Unë e dua Barçën dhe vendin tim. Kur Krujf i vuri emrin të birit Xhordi, një nga emrat më të përdorur katalanas, e kuptova që do fitonim shumë, pasi ai njeri e donte këtë vend. Duhet të duash vendin, për të dashur Barcelonën si skuadër.
(ge.po / panoramasport / BalkanWeb)