E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abidal dëshiron të qëndrojë te Barcelona

Erik Abidal ka shprehur dëshirën për të qëndruar në “Camp Nou” dhe ka thënë se është i bindur se do të arrijë një marrëveshje me drejtuesit e klubit për zgjatjen e kontratës. “Nuk mendoj se do të ketë probleme për pagën. Po, dua të qëndroj, dy vite do të ishin mirë, një plus një. Jam i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë mbrojtësi për Cope.es. Ai ka sqaruar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe beson se ende mund të kontribuojë te Barça.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›