E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez mund të rikthehet te Boka Juniors

Më në fund Karlos Tevez sheh një dritë në fund të tunelit ku është futur prej javësh karriera e tij. Sulmuesi argjentinas, i përjashtuar nga Mançester Siti dhe emri më i përmendur në merkaton e futbollit botëror, duket se ka një rrugëdalje dhe opsioni më i mundshëm duket rikthimi në kampionatin argjentinas te Boka Juniors. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi argjentinas, i cili ka bërë të ditur se do të nisë tratativat me Sitin, megjithëse drejtuesit e skuadrës më të madhe të futbollit argjentinas janë të vetëdijshëm që operacioni i merkatos do të jetë shumë i vështirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›