E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abilaliaj për provë te Erzgebirge në Gjermani

- Sulmuesi i Partizani, vlonjati Arbër Abilaliaj, ndodhet në Gjermani për t'u provuar me skuadrën e Bundesligës 2, Erzgebirge Aue.
Lajmin jepet nga faqja zyrtare e klubit të Skerdilajd Currit, i cili gjithashtu ka luajtur më parë me Partizanin përpara se të transferohej në Gjermani.
Abilialiaj do të qëndrojë në Erzgebirge deri ditën e premte dhe nëse do të kalojë provën, ai do të zëvendësojë në ekip sulmuesin turk Ersin Demir, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor 2006.
Arbër Abilaliaj, i cili më 6 qershor mbush 21 vjec, e nisi karrierën e tij futbollistike me të rinjtë e Flamurtarit, përpara se të rekrutohej te Partizani, ku luan prej tre sezonesh.
Abilaliaj, sulmuesi i vetëm i mirëfilltë i të kuqve gjatë sezonit që porsa përfundoi, shënoi shtatë gola për fanellën e të kuqve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›