Finalja Champions: 26 milionë euro shpenzime

- Finalja e Ligës së Kampioneve do të sjellë për qytetin e Athinës rreth 26 milionë euro, kjo falë shpenzimeve të tifozëve në restorante dhe hotele. Vlerësimin e bën agjenica "Krc", që punon për llogari të kompanisë "MasterCard", sponsor i Ligës së Kampioneve. Në këtë studim llogariten shpenzimet e mundshme në hotele, restorante, bare, dyqane, transport pubik dhe konsumime të tjera. Më shumë se 50 mijë tifozë të dy ekipeve të ndarë në grupe ndodhen në rrugët e Athinës