![]()
![]()
- "Termometri i etheve të finales" vazhdon të jetë në rritje në prag të finales së sotme të Ligës së Kampioneve (ora 20:45). Më shumë se 50 mijë tifozë të dy ekipeve të ndarë në grupe ndodhen në rrugët e Athinës. Mijëra tifozë italianë mbërritën sot në Athinë për shkak të bllokimit të djeshëm të aeroporteve të Romës dhe Milanos.
Në Athinë mbërriti sot edhe presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, i cili do të drekojë së bashku me lojtarët kuqezinj, përpara se të ndjekë në mbrëmje finalen e madhe Liverpul-Milan.