E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abonentët e AMC-së do të kursejnë akoma më shumë

06/02/2009  What’s Up Vitamina

Të gjithë abonentët What’s Up, me ofertën më të re do të shijojnë përfitime dhe kursim në telefonata, SMS dhe MMS. Të gjithë abonentët ekzistues dhe të rinj duke filluar nga 6 shkurti e gjatë gjithë muajit, përfitojnë paketën me 700 minuta kohë bisede me çmim vetëm 500 lekë (pa TVSH). Sipas njoftimit të kompanisë AMC, 700 minutat vlejnë për telefonatat brenda komunitetit What’s Up dhe duhen konsumuar brenda 30 ditëve nga data e blerjes. Paketën me minuta mund ta blini vetëm nëpërmjet menysë AMC Easy. Për me tepër, abonentët e rinj What’s Up mund të blejnë numrin What’s Up me çmimin 500 lekë, me TVSH dhe përfitojnë 400 SMS e 200 MMS falas si dhe 400 lekë kohë bisede fillestare. Këto SMS dhe MMS vlejnë brenda komunitetit What’s Up brenda 30 ditëve nga dita e aktivizimit. Kjo ofertë do të jetë e vlefshme për një periudhë kohe të pacaktuar, duke filluar nga 6 shkurti. AMC u ofron sërish abonentëve të saj zgjidhje komunikimi unike e të integruara, njëkohësisht më të leverdishmet në tregun shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›