E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abonentët me parapagesë, dy oferta të reja

 Abonentët e Vodafone Club mund të përfitojnë prej ofertës ‘Non Stop’ që i’u  mundëson telefonata gati pafund drejt anëtarëve të grupit, por jo vetëm: të gjithë ata abonentë që zgjedhin këtë ofertë përfitojnë 1000 minuta kohë bisede brenda grupit ‘Club’ dhe 30 minuta drejt të gjithë rrjeteve të tjerë, për vetëm 700 lekë (me TVSH). Për këtë nevojitet të telefonohet falas në numrin 137. Kurse për të gjithë abonentët Vodafone Card tashmë mbërriti oferta “Super Rimbushje”, e cila i’u jep mundësinë e përfitimit të dyfishit të shumës së rimbushur. Të gjithë ata abonentë që rimbushin llogaritë e tyre përmes kartave gërvishtëse apo elektronike me shumën 1000 lekë mund të zgjedhin ofertën ‘Super Rimbushje’ dhe të përfitojnë një total prej 2000 lekë kohë bisedë për t’a përdorur për dhjetë ditë nga momenti i aktivizimit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›