IFC, Suedia kredi për biznesin
Tkurrja e biznesit si rezultat i krizës financiare ka qenë shtysë për Suedinë që në një marrëveshje të disa ditëve më parë të firmoste dhënien e një kredie prej 125 milionë dollarë. Marrëveshja e nënshkruar nga IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe SIDA, Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar ka si synim zgjerimin e mundësive për financime tregtare për ekonomitë në zhvillim në Evropën Qendrore dhe Lindore. Kjo kredi do të sigurojë garanci të pafinancuara për bankat globale dhe rajonale, të cilat financojnë tregtinë në tregje në zhvillim në Evropën Qendrore dhe Lindore, përfshi Shqipërinë. Kjo është Kredia e parë në kuadrin e fazës së dytë të Programit të IFC-së për Likuiditete për Tregtinë Globale për të mbështetur financimin e tregtisë.