E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Universal Hospital Tirana”, çel dyert për pacientët

 “Universal Hospital Tirana” hapi dje dyert për të gjithë ata që kërkojnë standarde në shërbimin shëndetësor. Janë plot 34 shërbime që do të ofrohen në këtë spital me zërin më të fundit të teknologjisë. Bëhet fjalë për një investim gjigand mbi 19 mijë metra katrorë, ku përfshihen 120 dhoma moderne për pacientët, 5 salla operatore dhe dy salla lindjeje. “Universal Hospital Tirana” vjen si pjesë e “Universal Hospital Group”, një rrjet ky që përfshin 110 spitale në vende të ndryshme të botës. Në këtë spital jo publik do të ofrohet e gjithë gama e analizave, shërbimi i urgjencës e të gjitha shërbimet kirurgjikale, duke përfshirë këtu edhe ata plastike. Nuk do të mungojë trajtimi në Fizioterapi, mjekësi interne, neurologji onkologji, ortopedi e radiologji. Stafi i mjekëve është një ndërthurje mes mjekëve vendas e të huaj. Investimi-shqiptaro turk u përurua dje në një ceremoni ku merrnin pjesë mjekë të njohur, drejtues të shëndetësisë, si dhe politikanë e të tjerë të ftuar. Ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Hasan Asan, gjatë fjalës së tij e cilësoi çeljen e spitalit të ri si një hap përpara jo vetëm në bashkëpunimin në fushën shëndetësore mes Turqisë dhe vendit tonë, por edhe si një hap përpara në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë. “Shqipëria dhe Turqia kanë tashmë një bashkëpunim të kahershëm në shëndetësi, por me këtë spital i cili sjell standarde të reja dhe shënon një hap të ri, vijnë metodat më të avancuara që çojnë përpara sektorin shëndetësor, por edhe bashkëpunimin tonë. Më e mira është njeriu të mos ketë nevojë të vijë në spitale, por edhe nëse do të ndodhë kjo, këtu do të keni garanci të plotë për shëndetin tuaj”, tha Ambasadori i Turqisë. Shiritin e inaugurimit e preu zv. kryeministri i vendit Ilir Meta.” Jemi shumë të lumtur që sot marrim pjesë në inaugurimin e një vepre me të vërtetë për t’u krenuar, sikurse është spitali “Universal Hospital Tirana”, i cili është fryt i përbashkët i investimit turk dhe atij shqiptar. Ky spital sjell fjalën e fundit të shkencës dhe teknologjisë në fushën e mjekësisë. Me këtë rast, në mënyrë të veçantë do të doja të falënderoja Prof. Dr. Azmi Ofllogu, i cili ka qenë nismëtar i këtij projekti kaq të rëndësishëm, dhe njëkohësisht do të doja të falënderoja dy kompanitë investuese, nga Shqipëria ”Deanda Sha” Demi dhe nga Turqia “Ege Sallëk” të përfaqësuar nga Dr. Ofllogu”, tha Meta. Ai shtoi se ky investim i rëndësishëm në vendin tonë nuk është i rastësishëm. Turqia është një nga partnerët kryesorë ekonomikë dhe tregtarë. “Investimet turke po rriten me shpejtësi në Shqipëri në të gjitha drejtimet, ashtu sikurse marrëdhëniet tona politike janë të shkëlqyera, si gjithmonë. Me këtë rast dua të shpreh vullnetin tonë për të mbështetur investimet e huaja, investimet turke në mënyrë të veçantë, pasi besojmë se në këtë mënyrë japim një kontribut real për t’i kthyer marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve, në një burim prosperiteti për qytetarët tanë”, theksoi zv. kryeministri e njëkohësisht edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta.           z.llShërbimetDepartamenti imjekësisë interneKardiologjiORLPediatri In VitroGjinekologji-ObsetrikëSëmundjet infektiveDermatologjiEndokrinologjiRehumatologjiFisioterapiHematologjiNefrologjiNeurologjiOnkologjiOrtopediUrologjiKirurgjie përgjithshmeNeurokirurgjiMjekësi ligjoreKardiokirurgjiKirurgji ThorakaleLaborator KlinikRadiologjiKirurgji plastikeStomatologjiOftalmologjiGastroenterologjiEndoskopiImunologjiAnesteziMjekësi nuklearePatologjiUrgjencë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›