Abraham: Duhet të shënojmë të parët
Një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit, nigeriani Abraham Aleçenu, tha dje se skuadra duhet të futet në fushë me idenë e qartë për të realizuar shpejt një gol dhe për ta mbrojtur fitoren dhe sipas tij kjo është rruga e vetme që mund të sjellë kualifikimin e Tiranës. Në fakt, mbrojtësi 23-vjeçar është nga të paktët që jep deklarata të tilla realiste dhe beson fuqishëm se grupi mund t’ia dalë mbanë falë taktikës që do të ndjekë pas udhëzimeve të trajnerit dhe në çdo rast nuk duhet të heqë dorë nga ambicia për të kaluar në turin tjetër. Sipas tij, nuk ka rëndësi kush e shënon golin, por ka rëndësi të arrihet objektivi. “Unë e shoh një përballje të vështirë, por jo të pakalueshme. Ne luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë dhe mund edhe ta kishim fituar ndeshjen, por s’patëm fat. Gjithsesi, besojmë se mund të arrijmë në Norvegji atë që se bëmë dot këtu. Stabeku është i vështirë sigurisht, por unë shoh që edhe Tirana ka shanset e saj. Mendoj se ne duhet të shënojmë shpejt dhe të mbrojmë avantazhin me të gjitha forcat. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka rëndësi kush e çon topin në rrjetë. Ndoshta unë apo ndonjë nga mbrojtësit e tjerë.