Gënon ia beson kualifikimin një 21-vjeçari
Trajneri i Madhëruellit, Xhim Genon synon që të përdorë për në ndeshjen e kthimit me Flamurtarin talentin 21-vjeçar të sapo blerë, Kris Hjumfrei. Mesfushori anësor ka firmosur me këtë skuadër vetëm një javë më parë, por përgjegjësia e tij do të jetë tepër e lartë që në ndeshjen e parë, pasi trajneri Genon kërkon që ai t’i japë kualifikim skuadrës për në raundin tjetër të Euroligës. “Kris është si një mesfushor me përvojë të gjatë. Është shumë i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë dhe shpresoj se me një javë stërvitje, ai do të jetë në gjendje të aktivizohet për në ndeshjen e kthimit ndaj Flamurtarit. Besoj se me potencialin që zotëron ai do të japë më të mirën e tij në këtë ndeshje dhe do t’i japë skuadrës atë që ka nevojë për të marrë rezultat pozitiv. Është shansi më i mirë për të që të bëjë për vetë tifozët tanë,” u shpreh Genon. Në të njëjtën kohë, ai pohoi se udhëtimi pas disfatës 1-0 të pësuar në Shqipëri 1-0 nuk ishte ideal, pasi klubi nuk zgjodhi fluturim çarter për skuadrën. Rezulatati ishte se lojtarët u përballën me një udhëtim të gjatë nga Londra pas fluturimit nga Tirana ditën e premte. “Udhëtimi nuk ishte një vendim i mirë, sipas meje. E pamë në aspekte të ndryshme, por është shumë e vështirë kur ke një kohë kaq të shkurtër për t’u stërvitur për të dhënë në fushë vlerat më të mira,” shtoi Genon.