E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londra mbyll dyert për pasagjerët me H1N1

 

Londra i ka mbyllur dyert për pasagjerët e prekur nga gripi i derrave. Në Britaninë e Madhe, përgjegjësit e check-in të kompanive ajrore “British Airëays” dhe “Virgin Atlantic” do të refuzojnë imbarkimin e pasagjerëve që tregojnë simptoma të virusit H1N1. “Personeli ynë është i stërvitur për njohjen e simptomave të sëmundjeve ngjitëse”, ka thënë zëdhënësi i “British Airways”. “Një mjek do të vizitojë rastet e dyshimta: kush do të tregojë shenjat e sëmundjes, nuk do të lejohet të ngjitet në avion”, shtoi ai. Në Britani, për faj të virusit H1N1, kanë humbur jetën 29 pacientë dhe autoritetet sanitare i tremben mundësisë se virusi nëse përhapet mund të vrasë 65 mijë njerëz. Britania i ka mbyllur dyert edhe udhëtimeve për studime. Kampi i “King’s College” në lagjen Hampstead, që ka mbajtur 50 studentë italianë të prekur nga virusi, tani të shëruar dhe të kthyer në Itali, nuk do të pranojë më studentë të tjerë deri kur të sigurohen se nuk ekziston rreziku i prekjes nga virusi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›