Vllazninë e braktisin edhe tifozët ultras
Një pjesë e madhe e tifozëve fanatikë, që kanë pasur mundësinë dhe fatin ta shikonin nga afër atë përballje dhe fitore historike të Vllaznisë së vitit të largët 1978, prisnin që me të tillë dëshirë dhe optimizëm të shikonin sesi djemtë e tyre do të tregonin vlerat e këtij qyteti përsëri. Por mesa duket, asnjë nga këto kujtime nuk u rishijua në ndeshjes e kthimit me Vllaznisë e Rapidit të madh më 23 korrik. Tifozët shkodranë, që janë zhgënjyer nga paraqitja e parë e ekipit, nuk duket se kanë më të njëjtën dëshirë për t’i mbështetur kuqeblutë. Këto ditë, ndryshe nga një javë më parë, që përballja me Rapidin është diskutuar shumë dhe është pritur me mjaft interes, ajo që të bie në sy është se pak diskutojnë për një gjë të tillë. Madje, interesi dhe zbehja e entuziazmit për këtë përballje ka ardhur edhe për faktin se është mësuar se Rapidi, ky emër i madh i futbollit austriak, nuk do të udhëtojë në Shkodër me lojtarët e tij më të mirë. Ajo për të cilën të vjen me vërtet keq është se, një përballje e tillë, që pritej me shumë interes pas rezultatit të takimit të parë, është sfumuar thuajse të mos ekzistonte.