Iran, tërhiqet krushku i Ahmadinexhadit
Zëvendëspresidenti i parë i propozuar në Iran ka dhënë dorëheqjen para se të zgjidhej, pasi konservatorët kanë kërkuar kokën e tij. Vendimin për të pasur një zëvendës e mori vetë Presidenti Mahmoud Ahmadinexhad. Dhe zgjedhja ishte krushku i tij, babai i bashkëshortes së djalit së Presidentit. Por Esfandiar Rahim Mashai nuk arriti ta gëzojë gjatë nominimin, pasi pjesa më madhe e popullit iranian e urren atë për një deklaratë publike, se “Irani është mik i popullit të Izraelit”, në një kohë kur mes dy vendeve ekziston rreziku i shpërthimit të një lufte të madhe, për shkak të programit të pasurimit të uraniumit të Iranit, të cilin Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë. Edhe kleriku konservator, Ahmad Hatami, ka vlerësuar se emërimi nuk është i përshtatshëm.