Abraham beson te fitoja në Shkodër
Vllaznia edhe Tirana do të luajnë të premten një ndeshje e cila me shumë mundësi do të vendosë se cila prej tyre mund të shpresojë ende për t‘u rifutur në garën për titull dhe cila mund të mbetet përfundimisht jashtë. Këto llogari kanë sjellë tension në kampet respektive, të cilat ditët e fundit janë përplasur nëpërmjet deklaratave në shtyp, duke karikuar akoma edhe më shumë atmosferën e këtij fillimsezonin jo të mirë për të dy ekipeve. Por i huaji rekordmen me më shumë tituj në Shqipëri sfidon Vllazninë, mbrojtësi bardheblu, Abraham Aleçenu, ka vendosur të sfidojë shkodranët në shtëpinë e tyre. Nigeriani është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes kryeqytetase. Ai shprehet i bindur se Tirana do ta fitojë këtë ndeshje, falë emrave në skuadër, por edhe falë formës më të mirë në krahasim me kundërshtarin. "Unë e di që në ‘Loro Boriçi‘ luhet futboll i hapur, pra Vllaznia të jep mundësi të luash në lojën tënde. Por kjo do të jetë një avantazh për ne, që shkojmë me objektiv fitoren dhe me besim se do të dalim me tri pikët prej andej". Afrikani e di se nuk do ta ketë krejtësisht të lehtë, pasi Vllaznia mbetet Vllaznia, dhe elementët kualitativë nuk i mungojnë, por ai këmbëngul se besimin te fitoja e mbështet te forca e grupit: "Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, por skuadra ka më shumë besim tashmë në forcat e saj, ka plotësinë që i mungonte në javët e para të garës dhe ka synime të qarta në lojë, gjë që e ka treguar shpesh në sezonet e fundit përballë shkodranëve. Unë mendoj se Tirana është në një moment të mirë dhe duhet ta thotë si duhet fjalën në shtypin e tyre". Abraham e vlerëson mentalitetin e shkodranëve që i presim mirë të gjithë rivalët dhe po ashtu edhe lojën e kundërshtarin, e cila sipas tij është e hapur dhe që e bën më të bukur një përballje të fortë si kjo. Nga ana tjetër ai sfidon dhe sulmuesin kryesor të shkodranëve, Sinanin, duke thënë se bomberit kuqeblu nuk do t‘i jepet asnjë shans të mendojë se mposht Tiranën. "Sinani është një sulmues që sjell vështirësi për mbrojtësit, por ne këtë herë nuk i trembemi. Reparti ynë difensiv është i angazhuar për të mos lënë asnjë hapësirë për sulmuesit vendas, kështu që jemi optimistë për suksesin tonë në Shkodër. Për Abraham nuk ka rëndësi se si do të realizohet golin në portën e kuqebluve, por më vlerë është që ai gol të shënohet dhe Tirana të fitojë. Por nuk ngurron të bëjë edhe një premtim. "Nëse nuk e realizon sulmi, do ta shënoj vetë golin e fitores, nënvizoi mbrojtësi i krahut, i cili shton në fund: "Sa u përket ambicieve të mia, ato dihen: titullin e pestë radhazi. Nuk kam fituar asnjë Kupë, por më parë zgjedh titullin. Nëse fitojmë në Shkodër ndaj Vllaznisë, do të thotë se jemi plotësisht në valle për këtë trofe".
A. Manallari
A. Manallari