Abramoviç: “Kosovarët s kanë punuar mirë për njohjen e pavarësisë”
Autori i Lajmit: red.
Ambasador Abramoviç, duke njohur karrierën e të dy kandidatëve presidencialë amerikanë, cila është qasja e tyre ndaj Ballkanit dhe Kosovës, si një ndër elementet kyçe në rajon?
Nuk shoh ndonjë dallim të madh në mes të dy kandidatëve sa i përket çështjes së Kosovës. Të dy kanë qenë mbështetës të fuqishëm të Kosovës dhe pavarësisë së saj. Ndërkaq, Xhon Mekein ka qenë edhe më herët i përfshirë në rajon, ai ka qenë mbështetës i boshnjakëve gjatë luftës së viteve 90. Të dy kandidatët kanë folur për nevojën që të ruhet dhe të zhvillohet Kosova e pavarur dhe u kanë bërë thirrje serbëve që ta pranojnë zgjidhjen. Nuk mendoj se ka ndonjë problem në qëndrimet e dy kandidatëve.
Ç mund të na thoni për qëndrimet e senatorëve Mekein dhe Obama rreth Rusisë?
Mendimi im është se të dy kandidatët janë shumë të shqetësuar me sjelljet e Rusisë gjatë vitit të fundit. Ata të dy janë të shqetësuar me rritjen e nivelit të autoritarizmit në Rusi.
Por, nuk mund të jap një përgjigje të thelluar, pasi nuk i kam ndjekur të gjitha deklaratat e tyre në këtë çështje.
Kosova ka pasur njohje shumë cilësore të pavarësisë, por jo edhe sasiore. Madje, së fundi, është vënë re një lloj ndërprerjeje në procesin e njohjeve. Si diplomat me përvojë, si do ta vlerësonit procesin e njohjes së Kosovës dhe cilat janë gabimet që duhet t i mënjanojnë kosovarët?
Mendoj se Perëndimi ka punuar shumë keq lidhur me procesin e njohjes së Kosovës. Ata nuk kanë punuar sa duhet, pasi besoj se njohjet e mëtejshme vareshin më shumë nga përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian. Ky është një problem.
Problemi i dytë është se kosovarët nuk janë të organizuar mirë dhe nuk kanë bërë sa duhet për njohjen e Kosovës. Ata nuk kanë lëvizur për të mundësuar njohjen e shtetit të Kosovës, veçanërisht në vendet islamike. Është e habitshme për mua se si aq shumë vende islamike nuk i kanë mbështetur kosovarët. Fakti se Qeveria serbe mund të arrijë të marrë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së rezolutën ku i kërkohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të vendosur mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është një ngjarje shumë e pakëndshme. Kjo tregon se sa të papërshtatshme kanë qenë përpjekjet për të siguruar njohjen e shtetit të Kosovës.
Sipas jush, cilat janë gjasat që Asambleja e Përgjithshme në takimin e shtatorit ta miratojë një rezolutë të tillë?
Nuk jam i sigurt, por e kam parë që ministri i Jashtëm serb ka qenë shumë aktiv në takimin e vendeve të paangazhuara. Ka gjasa, ndonëse nuk jam plotësisht i sigurt, se Qeveria e Indisë po lëviz në drejtimin e Serbisë, duke e vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe ky është një problem shumë serioz. Mendoj se kjo ka të bëjë me paaftësinë e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Nëse një rezolutë e tillë miratohet në Asamblenë e Përgjithshme, atëherë kjo është në një shkallë të madhe rezultat i dështimit të SHBA-ve dhe BE-së për të siguruar një njohje më të gjerë.
Udhëheqësit e Kosovës duhet ta drejtojnë shtetin e ri në prani të një numri organizatash ndërkombëtare, si UNMIK-u, BE-ja, Zyra Civile Ndërkombëtare e me radhë. A besoni se Qeveria e Kosovës ka maturinë e nevojshme që të qeverisë shtetin e ri në kushtet e një pranie të tillë dhe njëherësh të respektojë Kushtetutën?
Mendoj se Qeveria e Kosovës përballet me një problem të madh dhe ky ka të bëjë me vështirësitë që kanë dalë në përcaktimin e roleve të UNMIK-ut dhe BE-së. Ky proces po ecën shumë ngadalë dhe po shoqërohet me mundësinë e jo pak pasojave dhe kufizimeve ligjore në Nju-Jork. Kjo lidhet dhe me mungesën e njohjeve nga shumë më tepër vende. Shumëçka në përcaktimin e pranisë së UNMIK-ut dhe në përfshirjen e misionit evropian në Kosovë varet nga fakti se sa i vendosur dhe aktiv është Bashkimi Evropian në qëllimin që Kosova të jetë e suksesshme si shtet. Kjo ende nuk është bërë dhe përfaqëson një çështje të vështirë për Qeverinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës është përpjekur të jetë konstruktive, nuk ka dashur të krijojë vështirësi dhe po pret me durim që këto probleme të zgjidhen. Sa i përket pyetjes se sa efikase do jetë Qeveria e Kosovës, kjo mbetet për t u parë. Le të shpresojmë që do jetë e suksesshme, që do t i japë dinamizëm veçanërisht ekonomisë kosovare. Por, ka disa komplikime të rënda në rrugën drejt krijimit të një shteti të qëndrueshëm dhe funksional dhe rolit të bashkësisë ndërkombëtare në këtë shtet. Kjo mbetet për t u zgjidhur.
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008