E Diel, 1 Nëntor 2026

Kultivonte kanabis, pranga 57-vjeçares

Autori i Lajmit: red.
Akuza për kultivim hashashi ka vënë në pranga një shtetase 57-vjeçare nga një fshat i Gjirokastrës. Sipas burimeve të policisë së Gjirokastrës, mësohet se e ndaluara është Arzime Ruko, lindur në fshatin Stërmbec të rrethit Përmet dhe banuese në fshatin Humelicë të rrethit Gjirokastër. “Ajo u ndalua se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me shkresë të posaçme ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit nga policia, pasi 57-vjeçarja ka qenë e dënuar me dy vjet heqje lirie për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal”, - thanë burimet e policisë lokale. Sipas hetimeve të bëra, kjo shtetase në vitin 2007, në fshatin Humelicë, kishte mbjellë në një parcelë pronë e saj, rreth 40 rrënjë bimë bimë narkotike, të cilat i janë sekuestruar nga ana e Policisë.

Ky lajm është publikuar: 06/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›