Aksidenti, përplaset autovetura me trenin
Autori i Lajmit: red.
Shpëtojnë për mrekulli tre persona, pasagjerë në një autoveturë kur makina me të cilin udhëtonin u përplas me një tren mallrash. Ngjarja ndodhi në linjën hekurudhore të fshatit Gramëz në rrethin e Krujës. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes bëhet me dije se automjeti ka goditur traun e postbllokut, por ndërkohë është goditur në pjesën e pasme nga një tren që ishte duke ardhur me shpejtësi. “Në makinë kanë qenë tre persona, por ata pësuan vetëm dëmtime të lehta dhe pa rrezik për jetën”, - bëjnë me dije burimet. Policia e sinjalizuar për aksidentin mbërriti në vendin e përplasjes dhe ka arritur në përfundimin se fajtor për përplasjen ka qenë drejtuesi i autoveturës, që nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe ka kaluar në kohën që trau ka qenë i ulur.
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008