E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutim mafioz në Itali, 30 plumba mbi dy shqiptarë

Autori i Lajmit: red.
Dy emigrantë shqiptarë janë ekzekutuar me 30 plumba pistolete në Kazerta të Italisë. Viktimat Ziber Dani, 40 vjeç dhe Artur Kazani, 36 vjeç, janë qëlluar nga 5 persona mbrëmë teksa po qëndronin të ulur në një lokal. Policia dyshon se bëhet fjalë për një hakmarrje, e cila ka të bëjë me territorin e trafikut të drogës në zonën e Kazertës. Dy emigrantë shqiptarë janë ekzekutuar për vdekje në Kazerta të Italisë. Emigrantët Ziber Dani, 40 vjeç dhe Artur Kazani, 36 vjeç, ky i fundit me precedente penale për pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike janë qëlluar për vdekje me armë mbrëmë përpara një lokali. Policia dyshon se bëhet fjalë për një hakmarrje, e cila ka të bëjë me territorin e trafikut të drogës në zonën e Kazertës. Pikërisht kjo zonë kontrollohej nga emigrantët afrikanë, por edhe nga një fraksion i klanit kamorrist kasalezi . Sipas policisë italiane, ndaj 2 emigrantëve shqiptarë kanë qëlluar të paktën 5 persona të cilët ishin të maskuar. Në drejtim të Ziber Danit dhe Artur Kazanit, të cilët kanë qenë të ulur në një tavolinë jashtë lokalit, janë qëlluar nga të paktën 30 plumba pistolete. Njëri nga dy shqiptarët nuk ka mundur të largohej nga plumbat dhe është gjetur nga karabinierët në karrige, ndërsa shqiptari tjetër ka arritur të largohet, por rreth 100 metra larg lokalit është arritur nga vrasësit dhe është qëlluar për vdekje.

Ky lajm është publikuar: 06/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›