Berat, vdes fëmija, nuk dihen shkaqet e vdekjes
Autori i Lajmit: red.
Ka gjetur vdekjen paraditen e djeshme, një 11-vjeçar nga fshati Lapardha i rrethit Berat. Burime spitalore bëjnë të ditur se ditën e sotme rreth orës 9 të mëngjesit është sjellë nga familjarët për vizitë 11- vjeçari me inicialet A.M. Pas vizitës është konstatuar se fëmija vuante nga sëmundja e epilepsisë. Pas dhënies së recetës me qetësues 11-vjeçari i shoqëruar prej familjarëve është përcjellë për në shtëpinë e tij. Sipas familjarëve, gjendja e 11-vjeçarit ka ardhur duke u përkeqësuar, derisa në orët e pasdites ku dhe ka ndërruar jetë. Familjarët, të alarmuar i janë drejtuar përsëri spitalit, por për vogëlushin ka qenë vonë, pasi mjekët kanë konstatuar se fëmija kishte ndërruar jetë shumë më parë se të mbërrinte në spital. Trupi i pajetë i 11-vjeçarit është përcjellë për në morg ku më pas i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore. Sipas mjekut të ekspertizës, janë marrë kampione gjaku për t u analizuar në Laboratorin Qendror Tiranë, çka më pas do të vërtetojë shkencërisht dhe shkakun e vdekjes brenda pak orëve të 11- vjeçarit.
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008