E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abramoviçi, një copë Hënë së fejuarës



Më pak i pasur, por gjithmonë romantik. Miliarderi rus, Roman Abramoviç, i bëri të fejuarës së tij Daria një dhuratë simbolike, por me impakt të madh, një pjesë të Hënës, për të t’i kërkuar në një farë mënyrë falje për shtyrjen e martesës për shkak të problemeve që ka shkaktuar edhe kriza financiare ndërkombëtare. “Abramoviç, - shkruan e përditshmja online Glomu.ru, - i dhuroi Darias 100 hektarë të Hënës, në pjesën që shihet nga sateliti”. Sipas gazetës ruse, është një pasuri prestigjioze pasi shihet edhe me një teleskop të vogël. Rreth 3 milionë banorë të Tokës sonë kanë blerë pjesë të Hënës, përfshirë dhe ish-presidentin amerikan Xhimi Karter dhe aktorët Tom Kruiz e Xhon Travolta. Ideja për të shitur “tokat hënore” u shpik nga Denis Hope, që në vitin 1980 shfrytëzoi boshllëkun ligjor, duke e regjistruar të drejtën e tij mbi sipërfaqet e Hënës, Marsit e Afërditës.

Droga, arrestohet boksieri anglez

Boksieri olimpik anglez, Bradley Sauders, u arrestua me dyshimin si shpërndarës kokaine. Boksieri i peshës së lehtë në versionin “welter”, 22-vjeçari Sauders, që vlerësohet si një nga shpresat e Anglisë për medalje olimpike, u arrestua pasi një qen zbuloi në kopshtin e pasëm të shtëpisë së tij drogën me vlerë rreth 12 mijë sterlina. Një mandat arresti u lëshua edhe për të dashurën e tij, Steffani Elliot, po 22 vjeçe.

Sedorf: “Dëshiroj të luaj në Angli”

Veterani i Milanit, Klarens Sedorf, pranoi se ai dëshironte të luante në Premier Ligë teksa ai është duke u përgatitur të përballet me Portsmuthin në Kupën UEFA. Mesfushori holandez, i cili është i vetmi lojtar që ka fituar Ligën e Kampioneve me tre skuadra të ndryshme, shpreson se do të jetë në formacionin shartues në “Fraton Park”. “Unë dëshiroj të luaj në Premier Ligën”, - tha 32-vjeçari. “Është një nga ligat më të mira në botë. Unë jam i lumtur te Milani, por kurrë nuk thuhet kurrë. Zhvillimi i Premier Ligës në pesë vitet e fundit ka qenë i pabesueshëm. Futbolli ka më shumë kualitet dhe vdes për ta parë në televizion”.

26 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›