Abu Bakker Qassim: Ja si iu përgjigj Obama letrës sime
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Intervista
Jeta e katër ujgurëve në Shqipëri, në të vetmin shtet që iu ofroi azil politik. Si jetojnë ata në Tiranë dhe lëvizjet që kanë bërë për të mbrojtur çështjen ujgure. Letra që njeri prej tyre, Abu Bakker Qassim, i nisi presidentit Obama për pafajësinë e 17 bashkëkombasve të burgosur në Guantanamo dhe përgjigjja indirekte që mori prej SHBA-ve, fill pas dërgimit të letrës. Dëshira për t u bashkuar me familjen që jeton në Kinë dhe planet që ka për të hapur një piceri në Tiranë...
Sa ujgurë jetojnë në Shqipëri dhe pse erdhët për të jetuar këtu?
Aktualisht, në Shqipëri jemi 4 ujgurë. Ishim pesë, por njëri prej nesh u largua në Suedi para pak kohësh. Ujgurët jetojnë në veri të Turkistanit (në Kinë) dhe quhen ujgurë, jo kinezë. Ujgurët janë një popull që kanë 70 vjet që “luftojnë” për të fituar pavarësinë nga Kina, ndaj çdo akt yni apo çdo lëvizje jona për të ikur jashtë Kinës merret si e dyshimtë dhe dënohet si akt terrorizmi. Ne kemi pasur shtetin tonë, por më pas kaluam në varësi të Kinës. Lëvizjet tona për pavarësi nga Kina u konsideruan si akte terrorizmi. Gjithsej jemi 20 milionë banorë. Unë tentova të largohesha për në Turqi nëpërmjet Pakistanit ( me pasaportë tregtare), duke shpresuar se do të merrja një vizë të cilën nuk ma dhanë. Kina nuk u jep ujgurëve viza për në Turqi. Kësisoj, ikja ime u konsiderua si një akt terrorizmi dhe për këtë u arrestova dhe u dënova me burg. Na çuam në Guantanamo të SHBA-ve bashkë me ujgurë të tjerë, por aty dolëm të pafajshëm dhe u liruam dhe i vetmi vend që na ofroi azil politik ishte Shqipëria.
Me se jetoni në Shqipëri, nga i siguroni të ardhurat?
Unë jetoj në Tiranë që prej tre vjetësh, në një apartament 2+1. Qiraja më paguhet nga shteti shqiptar, i cili më ka lidhur një asistencë për qira, ushqim, veshmbathje e telefon. Duke kursyer diçka kam arritur të bëj një kurs kompjuteri, një kurs turqisht, kam marrë dhe patentën dhe tani po praktikohem në një piceri për ta zotëruar si zanat. Unë nuk e di nëse shteti shqiptar do të më mundësojë asistencën deri në fund të këtij viti, sepse për ndryshe do të më duhet të gjej një punë për të pasur të ardhura monetare, ndaj dhe shpresoj të merrem me tregti duke hapur një piceri këtu në Tiranë. Këto janë planet e mia.
Keni lënë familjen në Turkistan?
Po kam lënë nënën, vëllanë, gruan, fëmijët dhe të dashurën. Ne jemi të besimit mysliman dhe na lejohet të martohemi deri në 4 herë. Familja ime jeton në Kinë në Turkistan, nëse unë do të kthehesha atje, do të dënohesha me vdekje, pasi të gjitha lëvizjet e ujgurëve për pavarësi janë dënuar si akte terrorizmi sidomos pas ngjarjes së 11 shtatorit në SHBA. Janë edhe 17 ujgurë të tjerë të pafajshëm në Guantanamo dhe, në rast se lirohen, nuk kanë asnjë shtet ku mund të shkojnë. Po të kthehen në Kinë do të dënohen si separatistë dhe asnjë shtet tjetër veç Shqipërisë nuk ka dashur t i pranojë.
A ruani kontakte me familjen tuaj dhe sa është i mundur ribashkimi me ta?
Po. Flas afërsisht dy herë në muaj në telefon, pasi nuk kam të ardhura të mjaftueshme për të folur më shpesh. Ribashkimi është pothuajse i pamundur. Vetëm SHBA mund të më ndihmojë, në qoftë se gjërat mund të vijnë duke u qetësuar dhe drejt një zgjidhjeje.
Po tre ujgurët e tjerë në Shqipëri si jetojnë?
Dy prej tyre ndjekin kurse picerie si bëj edhe unë. Ndërsa njëri prej nesh ndjek fakultetin për Informatikë në Universitetin e Nju-Jorkut në Tiranë. Nëpërmjet aplikimit dhe ndihmës që i dha një shoqatë amerikane arriti të fitojë një bursë studimi prej 5 mijë eurosh në vit për vitet e universitetit.
Çfarë arsimi keni?
Atje kam bërë vetëm 8 vjet shkollë. Rrjedh nga një familje e varfër dhe për këtë jam detyruar të punoj shumë i ri në një fabrikë lëkure. Më pas fabrika u mbyll në vitin 1991 dhe unë fillova të merresha me tregti në mënyrë private. Sipas ligjeve të shtetit arrita të siguroja një pasaportë tregtare, e cila më lejonte të shkoja në Pakistan për tregti, ku siguroja të ardhura për familjen time. Unë flas gjuhën arabe, turke, kineze, pak anglisht dhe shqip, të cilën nuk kam arritur ta mësoj mirë ende.
Jeni i besimit mysliman. Shkoni në xhami dhe a keni shoqëri me djem e vajza shqiptare?
Po, shkoj në xhami dhe e praktikoj besimin mysliman në mënyrë të devotshme. Kam miq shqiptarë veç 4 ujgurëve të tjerë që jetojnë këtu, me të cilët takohem shpeshherë. Në Shqipëri më trajtojnë mirë, nuk ka racizëm. Unë i respektoj shqiptarët si njerëz dhe nuk nisem domosdoshmërisht nga feja që ata kanë. Sa për shoqërinë me vajza shqiptare mund të them se jam i martuar. Por nuk nuk më pëlqen të flas publikisht për këtë temë.
Ju i keni shkruar një letër Presidentit të SHBA-ve, Baraka Obama. Çfarë i keni kërkuar në këtë letër dhe a keni marrë përgjigje?
Si fillim, e urova për fitoren si President i SHBA-ve. E falënderova për qëndrimin që ka mbajtur në çështjen e ujgurëve. E informova për historinë e Turkistanit, për jetën time, për 17 ujgurët e tjerë, të cilët qëndrojnë në burg në Guantanamo, dhe i kërkova pafajësi për ta. Unë nuk kam marrë një përgjigje konkrete nga vetë presidenti Obama, duke qenë se axhenda e tij është shumë e ngjeshur, nuk mund të pretendoj të përzgjidhet letra ime e para. Por unë jam informuar që, pak ditë pasi unë dërgova letrën në adresë të presidentit Obama, ministri i Drejtësisë i SHBA-ve kishte shkuar të takonte në Guantanamo 17 ujgurët e burgosur aty. Unë besoj se ky është një sinjal pozitiv për çështjen e kombit tonë dhe se SHBA-të mund të bëjnë diçka për ne.
Box
“Ai kujton presionin e qeverisë kineze ndaj ujgurëve të devotshëm, një minoriteti islamik në Kinën Perëndimore dhe largimin nga shtëpia e tij, ku la gruan shtatzënë në pritje të dy binjakëve. Qassim rrëfen dhe qëndrimin prej disa vitesh në burgun e Guantanamos dhe jetën e tij të re në vendin e parë ateist në botë, Shqipëri. Abu Qassim ka lindur në Yining, në veriperëndim të rajonit Xinjiang të Kinës. Ai së bashku me 100 të dyshuar të tjerë për terrorizëm, vuajti për 4 vjet në një nga burgjet amerikane më famëkeqe për tortura, atë të Guantanamos”
Pjesë nga letra për Obamën
I dashur President!
...Emri im është Abu Bakker, por unë po të shkruaj në emër të Ahmetit, Aktarit dhe Ejupit, me të cilët kam jetuar që prej majit të 2006-ës në Shqipëri, në të vetmin vend që na ofroi azil politik kur gjykatat amerikane nuk na shpallën luftëtarë të armikut .
....Pa e thënë fundin, pa e kthyer kokën mbrapa dhe pa frikë, nisa udhëtimin tim. “Ah sikur ..! Ah sikur të mbërrija në Stamboll dhe të punoja në një fabrikë, të punoja ditë e natë për të kursyer veten dhe të ardhura. Zoti është i madh! Ah sikur të mund t i dërgoja gruan dhe djalin tim atje – dhe mbi të gjitha t i shikoja binjaket për herë të parë atje, në Stamboll. T i mbaja në gji dhe t u thosha: “Ne vijmë nga vendi ku lind dielli”. Do t i përqafoja fëmijët dhe do t u përgjigjesha të gjitha pyetjeve të tyre. Do t u mësoja gjithçka që ime më më ka mësuar, ashtu siç asaj i kishte mësuar nëna e saj dhe gjyshes stërgjyshja ... si në një film me fund të lumtur, ku unë jam producenti, skenaristi dhe protagonisti kryesor. Heroi i njerëzve të mi më të dashur ... Unë.”
....Ishte nata e fundit në shtëpinë time të vogël. Askush nuk po flinte ... as binjakët e mi tetë muajsh në barkun e së ëmës. Askush nuk po fliste ... as djali im 2–vjeçar ... Kisha vendosur që t ia rrëfeja bashkëshortes, por hezitova për shkak të një pyetjeje që më kishte bërë djali im dhe që unë s mund t i përgjigjesha. Ishte fillim dimri. Po qëndronim pranë sobës dhe unë kisha mbështjellë duart e tij për t ia ngrohur. Ai mori gishtin tim tregues me duart e tij të vogla.
-Babi, a është thoi kockë?
- Jo, - i thashë,- thoi nuk është kockë.
- Është mish atëherë?
- Jo. Nuk është as mish.
- Po çfarë është atëherë, babi? Nuk e dija.
- Nuk e di, - i thashë.
Aq i vogël dhe unë nuk mund t i përgjigjesha pyetjes së tij. Po kur të rritej që pyetjet nuk do të kenë më lidhje me thoin? Si do t i përgjigjem atëherë?
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009