Vrau emigrantin, gjykata lë në burg “Xubin”
Autori i Lajmit: red.
Fatmir Avdillari, i akuzuar si autor i vrasjes së emigrantit Ardian Tahiri disa ditë më parë në Tiranë, do të mbahet në qeli, deri në përfundim të hetimit të hapur ndaj tij nga Prokuroria e rrethit Tiranë. Vendimi u mor dje nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e cila me kërkesë të Prokurorisë, caktoi masën e sigurisë së "arrestit me burg" ndaj 36-vjeçarit Fatmir Avdillarit, i njohur me nofkën "Xubi". Gjatë ballafaqimit me Gjykatën, i pandehuri ka pranuar autorësinë në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Ardian Tahiri, i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Greqia, ku kishte qëndruar si emigrant. Grupi hetimor ka hedhur dritë edhe mbi motivet e ngjarjes. Të dhënat hetimore, por edhe deklarimet e të pandehurit tregojnë se shkak për ngjarjen të jetë bërë hakmarrja e Fatmir Avdillarit për vrasjen e të vëllait të tij në Greqi. Sipas pohimeve të të pandehurit në polici, ai besonte se Ardian Tahiri ishte autor i vrasjes së vëllait të tij, Fiqiri Avdillari, në vitin 2008 në Greqi dhe për këtë ishte hakmarrë ndaj tij. Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet 36- vjeçari Avdillari, ndodhi mbrëmjen e së shtunës së kaluar pranë një lokali në rrugën "Irfan Tomini" në Tiranë, kur ai dyshohet se vrau me armë zjarri 37-vjeçarin Ardian Tahiri nga Fieri. Fatmir Avdillari u arrestua pas ngjarjes në një operacion të policisë së Tiranës. Fatmir Avdillari, kishte afro dy muaj që ishte liruar nga burgu, ku kishte qëndruar për 10 vjet si i dënuar për vrasje.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2009