Berisha: “Shqipëria 1 euro për biznesin kinez”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kryeministri në Kinë
Kreu i qeverisë shqiptare në ditën e tretë të vizitës së tij në Kinë ka zhvilluar takime me Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Hu Jintao, kryeministrin Uen Jiabao si dhe zëvendëskryeministrin Hui Liangiu. Kam ardhur disa herë në Kinë, u shpreh Kryeministri, “por sa herë që vij, gjej një Kinë të ndryshuar, më të zhvilluar dhe më të begatë”. Më tej, kryeministri Berisha u shpreh se ai dhe qeveria që kryeson, e konsiderojnë një thesar shumë të çmuar miqësinë e popullit kinez. Kina i ka dhënë një ndihmë shumë të madhe popullit shqiptar në momente shumë të vështira të historisë së tij dhe për këtë shqiptarët u janë shumë mirënjohës. Berisha u shpreh se Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Komuniste Kineze kanë realizuar ndryshime të thella në vendet respektive, ndërkohë që ndihma e Kinës gjatë këtyre viteve të ndryshimit të Shqipërisë, ka qenë shumë e çmuar. Qeveria shqiptare, siguroi kryeministri Berisha, është e gatshme t i ofrojë biznesit kinez një zonë të lirë ekonomike për të investuar në Shqipëri, e cila ka një pozicion gjeografik kyç në Ballkan dhe Evropë. Duke iu referuar vizitës së tij në Shenzhen, në Parkun Industrial të Teknologjisë së Lartë, Kryeministri shprehu kënaqësinë që dy nga kompanitë më të mëdha të këtij parku, “Huauaj” dhe “ZTE”, kanë zgjedhur të bëjnë Shqipërinë qendër të investimeve të tyre në rajon. Çdo kompani kineze që ka dëshirë të investojë në Shqipëri, do të këtë mbështetjen dhe lehtësitë më të mëdha nga qeveria shqiptare, theksoi Berisha, duke shtuar se qeveria i ka ofruar dhe do t i ofrojë biznesit kinez troje me një euro për të zhvilluar aktivitetin e tij ekonomik dhe do të vazhdojë të krijojë çdo lehtësi për ta kthyer investimin e tyre në histori suksesi. Nga ana e tij, Presidenti i Kinës, Hu Jintao, duke i uruar mirëseardhjen, e konsideroi kryeministrin Berisha një mik të vjetër të popullit kinez. Miqësia e dy popujve tanë, vijoi ai, përbën një pasuri të vyer për marrëdhëniet midis dy vendeve. Presidenti Hu Jintao tha se, kjo vizitë përbën një pikënisje të re historike për zgjerimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës në fushat e ekonomisë, tregtisë së ndërsjellë, shkëmbimeve kulturore etj, një hap i ri i miqësisë sonë në shekullin e 21- të. Më tej, ai tha se forcimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare përbën një prioritet për qeverinë kineze dhe se ai do të inkurajojë biznesin kinez të investonte në Shqipëri. Disa biznese të mëdha kineze kanë krijuar besim dhe bashkëpunim të frytshëm me qeverinë shqiptare, si: në fushën e çimentos dhe në fushën e teknologjisë, ku “Huauaj” dhe “ZTE” kanë eksperienca shumë të mira investimi në Shqipëri, vijoi Hu Jintao. Berisha e ftoi Presidentin e Kinës, Hu Jintao, për një vizitë në Shqipëri, Presidenti Jintao pranoi me kënaqësi ftesën dhe premtoi se do ta vizitonte shumë shpejt Shqipërinë.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009