Gjyqi i Aldo Bares dhe Dondollakut,prokurori numëron krimet
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Alfred Shkurti ose i njohur ndryshe si Aldo Bare do të përballet me drejtësinë për të gjitha krimet e bëra. Së bashku me të do të gjykohet edhe krahu i tij i djathtë, Enver Dondollaku. Edhe pse procesi gjyqësor është regjistruar që kohë më parë, kërkesa për gjykim është lexuar vetëm ditën e djeshme për dy kapot e Bandës së Lushnjës. Shkak për shtyrjet e seancave të gjyqit janë bërë kërkesat e të pandehurve, të cilët nuk kanë dhënë pëlqimin për zhvillimin e procesit gjyqësor pa praninë e tyre. Por gjykata ka rrëzuar kërkesat paraprake të të pandehurve dhe ka kërkuar vazhdimin e procesit dhe gjykimin e Aldo Bares dhe Enver Dondollakut. Duke iu referuar procedurës penale, gjykata kërkoi që autoritetet turke të komunikonin me Alfred Shkurtin, të lajmëronin atë për fillimin e procesit në Tiranë dhe të pyesnin atë nëse donte të gjykohej në mungesë apo të ishte i pranishëm në bankën e të akuzuarve, pasi të ekstradohet në Shqipëri. E njëjta gjë u kërkua edhe për Enver Dondollakun, por kësaj radhe kërkesa u është adresuar autoriteteve italiane, pasi i dyshuari është arrestuar në Padova dhe mbahet në burgun e këtij qyteti.
Ndarja e dosjes
Gjykata e Krimeve të Rënda ndau në dy pjesë dosjen e të akuzuarve si drejtues të “Bandës së Lushnjës” pas përgjigjeve të mbërritura nga Italia. Prokuroria e Krimeve të Rënda në muajin korrik 2007 dorëzoi në gjykatë dosjen penale me akuzat dhe provat kundër Aldo Bares dhe Enver Dondollakut. Në shtator 2007 një tjetër dosje u dorëzua në gjykatë nga Prokuroria, e cila akuzonte Enver Dondollakun për vrasje për shkak të cilësive të veçanta. Të dy proceset gjyqësore u pezulluan nga togat e zeza, të cilat vendosën të presin përgjigjet nga Turqia dhe Italia. Para se të vendosej pezullimi i proceseve gjyqësore ndaj të akuzuarve si drejtues të “Bandës së Lushnjës” gjykata ishte detyruar të shtynte disa seanca rresht për shkak të kërkesave të ndryshme të akuzës dhe të mbrojtjes, si dhe për shkak të mungesës së avokatëve. Aldo Bare dhe Enver Dondollaku akuzohen për krime të ndodhura, kryesisht në qytetin e Lushnjës nga viti 1998 deri në vitin 2003. Përveç episodeve të ngjarjeve të veçanta të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrje dhe drejtim në organizatën kriminale.
Procesi
Prokurori i çështjes, në seancën e djeshme ka lexuar kërkesën për gjykim, e cila ishte tepër voluminoze. Ndaj dy të pandehurve janë ngritur akuza e vrasjeve të kryera nga organizata e drejtuar prej tyre për armëmbajtje pa leje, shkatërrim prone, si dhe pjesëmarrje dhe drejtim të organizatës kriminale. Akuzat e ngritura ndaj dy të pandehurve u rrezikojnë nga 25 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm. Deri në momentin që dy të pandehurit do të ekstradohen respektivisht nga Turqia dhe Italia, gjyqi ndaj tyre do të zhvillohet në mungesë. Organi i akuzës përveç provave shkresore ka kërkuar edhe thirrjen e 122 dëshmitarëve për të provuar fajësinë e dy kapove të Bandës së Lushnjës. Gjithashtu, prokurori ka dorëzuar në gjykatë edhe dy vendime të gjykatës së Lushnjës ku të pandehurit janë dënuar për “vjedhje”.
Alfred Shkurti
Personazhi i njohur edhe me emrin Aldo Bare u arrestua më 5 mars 2006 në Ankara nga forcat speciale të policisë turke. Për tre vite me radhë Bare kishte arritur t i shpëtonte arrestimit, edhe pse sipas policisë, kishte lëvizur vazhdimisht nga Turqia në Maqedoni, Rumani dhe anasjellas me një pasaportë ku mbante emrin Mikel Kodra. Alfred Shkurti akuzohet për disa nga vrasjet e kryera nga organizata e drejtuar prej tij për armëmbajtje pa leje, shkatërrim prone, si dhe pjesëmarrje dhe drejtim të organizatës kriminale. Gjykata turke ende nuk ka vendosur përfundimisht për ekstradimin e tij në Tiranë.
Enver Dondollaku
Eshtë cilësuar si krahu i djathtë i Aldo Bares. Enver Dondollaku është arrestuar më 21 maj 2006 në qytetin e Padovës në Itali, ndërsa mbante me vete një pasaportë çeke me emrin Denis Chochlanov. Dondollaku është akuzuar për: vrasjen e inspektorit të policisë Klenti Bano, vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të komisariatit të policisë Lushnjë, komisar Sinan Meta, vrasjen e shtetasve Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri, Luan Bilbili dhe Xhevdet Demiri, vendosjen e eksplozivit në stadiumin e qytetit të Lushnjës, marrje peng dhe vënie gjobash, trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucioni.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2009