“Zgjedhjet me standarde kusht për liberalizimin e vizave”
Autori i Lajmit: red.
Ambasadori holandez
Ambasadori holandez, Hendrik Van Den Val thekson rëndësinë e zgjedhjeve për vendin tonë. Ai pohoi dje gjatë një takimi në Durrës se zhvillimi i zgjedhjeve me standarde do të përshpejtojë procesin e liberalizmit të vizave edhe pse nuk mund të thuhet një afat përfundimtar për përfundimin e këtij procesi. Pak ditë më parë ministri i Jashtëm, Lulzim Basha pohoi se aplikimi i vizave do të bëhet i mundur vetëm në 2010 pra një vit më vonë në krahasim me premtimin e dhënë më parë, të Qeverisë. Lidhur me aplikimin si vend kandidat në Bashkimin Evropian, Van Del Val përsëriti këshillën e thënë edhe nga shumë zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, për të pritur pas 28 qershorit. Sipas tij Shqipëria duhet të plotësojë standardet në zgjedhje dhe me pas të aplikojë për në BE.
Aplikimi në BE
"Mendoj se Shqipëria duhet të jetë patjetër anëtare e Bashkimit Evropian. Për kohën e aplikimit është e drejte e qeverisë të vendosë, por për mendimin tim, për momentin, më të rëndësishmet janë zgjedhjet. Bashkimi Evropian nuk do të mund të japë asnjë përgjigje para këtyre zgjedhjeve edhe nëse bëhet aplikimi”, - tha ai. Pak ditë më parë edhe shefi i delegacionit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan i ka dhënë Qeverisë të njëjtën këshillë. Ndërsa ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe aktualisht këshilltar për çështjet e Zgjerimit pranë presidencës çeke të Bashkimit Evropian, Erhard Busek, është shprehur se aplikimi i Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në fund të këtij muaji është i lidhur me çështjet e brendshme të politikës shqiptare dhe po përdoret si një mjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një intervistë për çështjet e unionit, Busek ka konstatuar se veç përdorimit që mazhoranca po i bën kërkesës për aplikim, edhe vetë Bashkimi Evropian po përballet me dy çështje thelbësore në lidhje me zgjerimin. E para ka të bëjë me konfliktin kufitar mes Sllovenisë dhe Kroacisë, që po pengon këtë të fundit, të bëjë hapa përpara drejt anëtarësimit, edhe pse është shteti i parë në radhë për t iu bashkuar bllokut. E dyta, sipas Busek, është përgjigjja qe do ti jepet aplikimit te Malit te Zi, te kryer qe ne dhjetor.
Vizat
Për sa i përket liberalizimit të vizave, ambasadori Van Den Dool ka saktësuar se ky proces mund të përshpejtohet vetëm nëse zgjedhjet e 28 qershorit nuk do të kontestohen. “Është e pamundur për mua që të them se kur do të bëhet liberalizimi i vizave. Janë një sërë detyrash që duhen plotësuar nga Shqipëria për të arritur në këtë pikë. Përshpejtimi i procesit varet vetëm nga ecuria e reformave”, - u shpreh diplomati. Këto deklarata, ambasadori holandez, i bëri nga Durrësi, gjatë një ceremonie ku është përkujtuar heroi holandez Tomson, i cili u vra duke luftuar për mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë në 1914. Ndërsa Lohan ka thënë për vizat se kjo gjë mund të arrihet vetëm në 2010. “Liberalizimi i vizave është në bazë të kushteve që do të plotësojë Shqipëria. Tashmë që procesi i aplikimit të pasaportave biometrike ka nisur të shpërndahet, jam i bindur se vitin e ardhshëm, shqiptarët do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian”,- ka pohuar Lohan.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009