E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi fton Berishën për bisedime në Francë

Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës së Francës, Nikola Sarkozi, i ka bërë një ftesë zyrtare Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, për një takim kokë më kokë në Paris. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga burime të Presidencës Franceze. Mësohet se takimi mes Sarkozisë dhe Berishës do të zhvillohet në datën 24 prill 2009 në orën 17.30, në pallatin “Elize”. Kryeministri, aktualisht, gjendet në Kinë për një vizitë disaditore nga pritet të kthehet nesër dhe vetëm dy ditë më pas, do t i duhet të udhëtojë sërish, këtë radhë jo në Kinën e largët, por në kryeqytetin më romantik të Evropës, Paris. Presidenca franceze, nuk publikoi detaje rreth temave të takimit që pritet të zhvillohet, duke u mjaftuar vetëm me publikimin e datës dhe orës së këtij takimi në “Elize”. Zyra për shtyp e qeverisë shqiptare ka pranuar pas qarkullimit të lajmit nëpër media elektronike një informacion lidhur me këtë takim duke nënvizuar se “Kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë një vizitë pune njëditore në Francë, ku do të pritet në një takim të posaçëm, në datën 24 prill, nga Presidenti i Republikës së Francës, Nikola Sarkozi, në “Elize”, thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj zyre.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›