Ndërtimi, të huajt rrisin çmimet
Futja e Shqipërisë në NATO ka filluar të japë efektet e para pozitive në ekonomi. Agjencitë imobiliare thonë se së fundmi po vihet re një kërkesë e lartë për blerje apartamentesh në vendin tonë nga investitorë të huaj. "Vetëm këto dy muaj e fundit kam mbyllur 70 kontrata shitjeje me të huajt", thotë Gentjan Filaj, nga "Alfa Information". Shqipëria po lakohet gjithmonë e më shumë në mediat ndërkombëtare të specializuara për ekonominë si tregu më interesant në pasuritë e patundshme. Kjo për shkak se çmimet e apartamenteve këtu janë dukshëm më të ulëta se ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Agjencitë imobiliare thonë se të huajt që blejnë apartamente në Shqipëri nuk janë vetëm individë. Së fundmi po vihet re dhe një interesim në rritje nga ana e shoqërive të huaja për pasuri të patundshme, të cilat blejnë apartamente masivisht dhe pas disa vitesh i shesin ato.
Po rrisin çmimet
Por dyndja e të huajve ka dhënë dhe efektet e para në çmim. Këtë vit pritej që çmimi i apartamenteve të ulej për shkak të rënies së kërkesës së brendshme, por në paradoks rritja e çmimeve ka vazhduar, madje me një ritëm më të lartë se më parë. "Tre muajt e fundit kemi pasur një rritje të fortë të çmimit", thotë Filaj. Mesatarisht çmimet e apartamenteve në Shqipëri rriten me 20-25% në vit. Sipas agjencive, kjo tendencë pritet të vazhdojë edhe për këtë vit. Madje rritja e kërkesës nga të huajt pritet të përshpejtojë rritjen e çmimit të banesave.
Ndërtimi në krizë
Gjendja e vështirë në ekonomi, e krijuar si pasojë e rënies së fuqisë blerëse, ka prekur edhe ndërtimin, i cili po përballet me një rënie të fortë të kërkesës. "Për herë të parë gjatë këtij viti ne kemi krijuar një stok në shitjen e apartamenteve, kur vetëm një vit më parë i shisnim ato ende pa përfunduar ndërtimi", thotë Arben Dervishi, ndërtues. Por cili është shkaku i kësaj rënieje të kërkesës? "Këtë vit kemi vënë re një ulje të blerjeve nga emigrantët që përbënin një nga grupet më të rëndësishme të klientëve tanë", thotë Dervishi. Disa ekspertë e lidhin këtë rënie të pashpjegueshme të kërkesës për apartamente nga emigrantët me faktin se disa prej tyre kanë filluar tashmë të ndërtojnë jetën e tyre në vendet ku punojnë.