E Diel, 1 Nëntor 2026

Afati për Tiranën, brenda gushtit vendosen 18 mijë matëse

KESH ka nisur ditët e fundit aksionin për vendosjen e matësve të energjisë elektrike për zonën e Tiranës. Burime zyrtare nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), dega Tiranë, bënë me dije se brenda muajit gusht 2008 është parashikuar të vendosen rreth 18 mijë matës të energjisë elektrike, duke plotësuar kështu nevojat e banorëve të kryeqytetit. Vendosja e matësve të energjisë elektrike ka nisur prej kohësh në të gjithë vendin, proces i cili do të vazhdojë përgjatë vitit 2008. KESH, nëpërmjet tenderit të hapur ndërkombëtar, ka siguruar 60 mijë matës të energjisë elektrike, të cilët duhen vendosur sipas afateve të ERE-s, brenda këtij viti. Aktualisht, në të gjithë vendin numërohen rreth 85 mijë familje që e paguajnë energjinë elektrike me faturë aforfe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›