E Diel, 1 Nëntor 2026

Licencat, miratohen tarifat e reja për peshkimin

Ministria e Mjedisit ka nxjerrë udhëzimin për llogari të Inspektoratit të Peshkimit, lidhur me tarifat e reja të shërbimit për licencat në sektorin e peshkimit në vend. Ndryshe nga procedurat e mëparshme, tashmë subjektet duhet të paguajë tarifa të shërbimit që variojnë deri në 3 mijë lekë, pavarësisht nëse e marrin apo jo licencën e aktivitetit privat në peshkim. Sipas udhëzimit, vlera e tarifës përfshin shpenzimet administrative, si dhe gjithë veprimtaritë konkrete të inspektoratit të peshkimit dhe të ministrisë gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesës për miratimin e licencës. Në këtë mënyrë, tarifa e paguar është e pakthyeshme, pavarësisht nga fakti nëse kërkesa për licencë miratohet apo jo. Kështu, tarifa e shërbimit për licencë peshkimi detar me anije lundruese me kuvertë do të jetë 3 mijë lekë, për licencë peshkimi bregdetar me mjete lundruese pa kuvertë do të jetë 2 mijë lekë, e deri te tarifa e shërbimit për licencë të peshkimit sportiv, që do të jetë 3 mijë lekë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›