Kerkohet italiani, per trafik makinash
Tirane-Nje automjet luksoz, eshte sekuestruar nga policia pasi nga verifikimet ka rezultuar i vjedhur ne Itali. Sipas policise, automjeti "Audi A-5", me ngjyre te bardhe, i cili ne momentin e ndalimit ishte ne perdorim nga E.D, 26 vjec, ka rezultuar i vjedhur ne Itali rreth 4 muaj me pare. Policia ka sekuestruar automjetin, ne cilesine e proves materiale. Nga verifikimet e kryera, rezulton se ky automjet ka hyre ne Shqiperi me date 26 prill 2009, nga shtetasi italian Fabio Bracio. Pas veprimeve te para hetimore materialet ne ngarkim te ketij personi, do t'i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ai do te procedohet per vepren penale te "trafikimit te mjeteve motorike".