"Si shpetova nga predha ne oborr"
Tirane-Tragjedia e rende e "Gerdecit", duket se nuk do te harrohet edhe per shume kohe. Predhat qe mbolli shperthimi i fabrikes se demontimit te municioneve, po dalin cdo dite ne driten e diellit. Banoret qe i jane kthyer jetes normale, po zbulojne nga nentoka predhat e shperndara nga shperthimi. Nje predhe e paplasur u gjet dje paradite nga nje banor i Marqinetit, Selami Sefaj, gjate kohes kur ai ishte duke punuar token. Predha eshte gjetur e ngulur ne toke, ne gjendje aktive. Fatmiresisht kontakti i lopates me token bujqesore, ka qene i atille qe nuk ka prekur drejtperdrejt predhen, duke shpetuar per mrekulli jeten e kryefamiljarit. Gjetja e saj ne token perpara oborrit te shtepise, ka ngjallur frike dhe panik ne familjen Sefaj. Banori i Marqinetit, ka pohuar se gjate kesaj kohe, edhe banore te tjere te fshatit kane gjetur predha te fshehura nen toke, gjate punimit te tokes. Sipas tij, askush nuk ka ardhur te verifikoje zonen e ndotur, apo t'i ndihmoje banoret ne pastrimin e atij territori ku jane konstatuar predha.
Tragjedia
Fshati Gerdec, u be i njohur nderkombetarisht, pas tragjedise se 15 marsit te vitit 2008, ku nga shperthimi i nje punishteje te demontimit te municioneve luftarake, humben jeten 26 banore te fshatit dhe qindra te tjere mbeten te plagosur apo gjymtuar. Por, pervec humbjeve te ketyre jeteve, ende me i madh mbetej rreziku i shperthimit te municioneve te mbetura te paplasura dhe te shperndara nga fuqia e shperthimit, ne nje rreze te gjere nga krateri, qe shkonte deri ne afersi te autostrades Tirane-Durres. Pas tragjedise forcat xheniere te ushtrise, rrethuan zonen e ndotur dhe punuan me muaj te tere per pastrimin e saj. Vetem pas deklarimit nga ana e specialisteve se zona cilesohej e paster, banoret u rikthyen ne tokat e tyre per rindertimit e shtepive dhe kthimin ne jeten normale.
Ceshtja "Gerdeci"
Dosja "Gerdeci" e cilesuar si shume e rendesishme, po gjykohet ne Gjykaten e Tiranes. Procesi nisi Me 30 shtator te ketij viti dhe deri tani, eshte shtyre disa here per shkaqe te ndryshme. Nen akuze jane 29 persona, 4 prej te cileve te arrestuar.
Mihal Delijorxhi, ish administratori i "Albademil", Dritan Minxholli, ish-drejtori teknik i punimeve, Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-s dhe Sokol Ngjeci, ish punonjes i MEICO-s.
Banori: Si e gjeta predhen e fshehur
Banori i Marqinetit, Selami Sefaj, ne token e te cilin u gjet nje predhe e paplasur tregoi momentet e para kur ra ne kontakt me municionin. "Predhen e gjeta me koke poshte te ngulur ne toke gjate kohes kur po punoja token dhe me pas e nxorrem me bel". Sipas tij, predha kishte qene afer 3 cm nen shtresen e tokes. "Kam qene duke punuar token per ta mbjelle me grure ose miser,. Predha ishte e paplasur, ndersa djegoren e kishte brend. Predha te tilla jane gjetur edhe nga banore te tjere, gjate punimit te tokes. Ka edhe te tjera por ato jane brenda ne toke dhe nuk shihen", tha ne rrefimin e tij, pas gjetjes se predhes banori i Marqinetit.