E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superhajduti i mitur, le gjurme ne dy vjedhje

Tirane-Nuk kane te mbaruar vjedhjet e banesave nga 12-vjecari M.C, i kthyer tashme ne nje gjeni te ketij veprimi. Pas nje pune hetimore, eshte bere i mundur dokumentimi dhe identifikimi i autorit te dy vjedhjeve te ndodhura ne Tirane. Me date 27 tetor rreth ores 18.00 ne Shkoze, dyshohet se i mituri M.C, 12 vjec ka realizuar vjedhjen e nje banese ku ka marre nje portofol, me shumen e parave prej 70.000 lekesh. Nderkohe, dy dite me pare u zbardh edhe vjedhja e ndodhur ne Qesarake, ne banesen e nje personi, ku i mituri dyshohet se ka vjedhur shumen e parave prej 3 mije lekesh si dhe nje pistolete te tipit "Makarov". Materialet ne ngarkim te tij i kaluan Prokurorise se Tiranes, por per shkak te moshes se mitur do te procedohet ne gjendje te lire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›