Abuzime me listën e rimbursimeve, gjobiten 12 farmaci
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, pas kontrolleve të ushtruara në subjekte farmaceutike në rrethe të ndryshme të vendit, ka rekomanduar masa administrative me gjobë ndaj 11 subjekteve farmaceutike, në shumën 99.000 lekë, masa zhdëmtimi nga këto subjekte farmaceutike në shumën 1.132.557 lekë, si dhe "ndërprerje kontrate" për një farmaci. "Gjatë muajve shtator-tetor 2008, strukturat e kontrollit të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor kanë ushtruar kontrolle mbi vlerësimin dhe zbatimin e kontratave me subjektet farmaceutike", - tha Pjerin Kodracaj, drejtor i Kontrollit të Jashtëm në ISKSH. Sipas tij, "lidhur me zbatimin e skemës së sigurimeve nga ana e subjekteve farmaceutike, kontrolli është përqendruar tek ato subjekte me tregues të lartë të shpenzimeve të rimbursimit, duke alternuar kontrollin e befasishëm me kontrollin me inventarizim të barnave të listës".
Nga kontrollet e befasishme janë konstatuar shkelje të detyrimeve kontraktuale nga ana e disa subjekteve farmaceutike. "Kështu, në rajonin e Dibrës janë konstatuar qarkullim të barnave të listës së rimbursueshme pa pullën e kontrollit të MSH-së, parregullsi në regjistrimin e faturave në regjistër brenda afateve të përcaktuara në kontratë, prania e librezave të shëndetit të pacientëve në mjediset e farmacisë pa praninë e tyre dhe diferenca në minus të pajustifikuara me receta të rregullta pa rimbursim", - tha drejtori i Kontrollit të Jashtëm në ISKSH.
Sipas tij, masa të rekomanduara janë "ndërprerje kontrate" dhe propozim komisionit të licencimit për heqje licence për një farmaci, si dhe masa administrative gjobë për farmacitë e rajonit Dibër në vlerën 46.000 lekë për diferenca në minus të barnave dhe parregullsi në mbajtjen e dokumentacionit të farmacisë.
Ndërkohë, sipas tij, në farmacitë e rrethit Krujë u konstatuan parregullsi në mbajtjen e dokumentacionit, në lidhje me regjistrimin e faturave brenda afateve, diferenca në plus dhe në minus për barnat e listës nga kontrolli me inventarizim në dy farmaci (ku u vendosën masat e gjobës në vlerën 32.000 lekë) dhe dëm ekonomik në vlerën 253.983 lekë.