Trafik makinash, 3 ne pranga
Mes te arrestuarve Fatbardh Xhakja, nenkryetar i komunes se Katundit te Ri
Tre persona, njeri prej te cileve funksionar vendor, jane arrestuar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, nen akuzen e "trafikut te mjeteve motorrike". Ne "daren" e operacionit te koduar "Pranvere 2008" kane rene Fatbardh Xhakja, 38 vjec, lindur e banues ne fshatin Sukth, te rrethit te Durresit, me detyre nenkryetar i komunes se Katundit te Ri, Mehmet Shuaipi, 55 vjec, banor i lagjes numer 4 ne qytetin bregdetar si dhe 30-vjecari Myslim Dosti, lindur e banues ne Skrapar. Te tre keta persona jane ndaluar pas hetimeve te kryera nga Seksioni Kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Durres, pasi qarkullonin me automjete qe kane rezultuar te vjedhura ne Itali. Nje tjeter akuze e ngritur kunder tyre eshte ajo e "falsifikimit te vulave, stampave e formulareve", pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se dokumentacioni qe shoqeronte automjetet ishte i falsifikuar.
Automjetet e vjedhura
Policia tha se arrestimi i Mehmet Shuaipit u be per arsye se automjeti, tip "Audi A3", ngjyre gri, me targa BY 234 BN, dokumentacioni i te cilit ishte ne emer te tij, nga verifikimet e kryera rezultoi te ishte i vjedhur ne Itali me date 13.10.2005. Po keshtu nga hetimet e kryera dyshohet se edhe dokumentacioni i tij eshte i falsifikuar. Ndersa Fatbardh Xhakja u kap ne bordin e nje veture, qe kishte ne perdorim, tip "Benz", model AGMB208", me targa CD 985 VB, e cila rezulton te jete e vjedhur ne Itali me date 06.07.2005. Po keshtu edhe dokumentacioni i saj dyshohet te jete i falsifikuar ne emer te nje personi tjeter. "Nga verifikimet e kryera, rezulton se automjeti nuk eshte futur ne Shqiperi nga Pika Kufitare e Portit te Durresit, sic figuron ne vertetimin e hyrjes se tij", beri te ditur policia. Ndersa arrestimi i Myslim Dostit eshte bere pasi automjeti tip "Fiat", me targa BR 770 YJ, qe ai kishte ne perdorim, rezultoi i vjedhur ne Itali me date 22.01.2006. Po keshtu dokumentacioni i tij dyshohet te jete i falsifikuar. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se edhe ky mjet nuk ka hyre ne Shqiperi nepermjet Doganes se Durresit, cka ka bere qe hetimet te perqendrohen edhe mbi rrugen e trafikimit te ketyre mjeteve.
K. Jaupaj
Vellai i "te fortit" te Sukthit
Fatbardh Xhakja eshte vellai i Ilir Xhakjes, 33-vjecarit te arrestuar rreth nje vit me pare gjate nje superaksioni te forcave RENEA, i denuar nga Gjykata e rrethit te Durresit me 21 vjet burgim per vrasjen e Qerim Malokut, ne vitin 1998. Familja Xhaka ka pasur disa persona me precedente penale, ndersa vete Fatbardhi ka qene i akuzuar disa vite me pare per "shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese", "armembajtje pa leje", "shkaterrim prone" dhe "kanosje". Gjate proceseve maratone qe zgjaten disa vjet, Fatbardh Xhakja u denua nga Gjykata e Rrethit te Durresit, u lehtesua nga disa akuza ne Apel, vendim i cili u rrezua nga Gjykata e Larte. Rigjykimi i ceshtjes e nxori te pafajshem 38-vjecarin.